Primaret në Kukës/ Nela: Votoni për atë që mund pushtetin dhe siguron mbështetje përtej zonës blu

Primaret në Kukës/ Nela: Votoni për atë që mund pushtetin dhe siguron mbështetje përtej zonës blu

19:25, 26/08/2023
A+ Aa A-

Mjeku dhe aktivisti i PD, Milaim Nela ka bërë thirrje që në garën e primareve që do të zhvillohen në Kukës nga Partia Demokratike votuesit duhet të shohin përtej hijes së vetullave të tyre dhe njohjes shoqërore apo farefisnore.

Nela ka kërkuar që të votohet ai që mundet ti bëjë ballë makinerisë së pushtetit dh krimit të kryesuar nga Rama.

Postimi:

Votuesit e PD-së nesër në garën e Primareve në Kukës duhet të shohin përtej hijes së vetullave të tyre dhe njohjes shoqërore apo farefisnore dhe para se të hedhin votën ti bëjnë një pyetje vetes;

Kush nga të 5 kandidatët ka më shumë gjasa të përballet me maknerinë e "rilindjes" dhe jo domosdoshmërisht atë që duan apo respektojnë më shumë demokratët?

Votoni për atë që ka këllqe dhe siguron mbështetje përtej zonës blu!

Mos harroni se nuk jemi në kushte normale por përballë kemi makinerinë e parave që ka lënë Gjici dhe të cilën e kontrollon banda qeveritare!

Keni makinerinë kriminale të Doshit e hijenave sorosiane që luajnë opozitash!

Mos harroni Rrogozhinën dhe që beteja është krejt e pabarabartë.

Përballë nuk keni një parti klasike politike por një organizatë të mirëfilltë kriminale të veshur me mantel politik!

Respektojeni votuesin edhe në skajin më të largët të Bashkisë e merreni seriozisht njëlloj si atë që jeton ngjitur me ndërtesën e saj!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco