SYRI TV/ Nafta e Shpiragut, eksperti: Proces me kosto e çmime shumë të larta

12:53, 24/08/2023
A+ Aa A-

Pavarësisht se u shit si gjetje e qeverisë Rama, nafta në Shpirag është zbuluar që në kohën e komunizmit. Kështu ka treguar specialisti i hidrokarbureve Ilia Fili i ftuar në studion e Syri TV. Ai ndër të tjera renditi edhe problematikat e këtij procesi. Sipas ekspertit, ky është një proces që nga pikëpamja teknike do të zgjasë me vite të tëra dhe kostot janë tepër të larta

SYRI TV

Një ditë më parë kryeministri Rama njoftoi se shpimi në Shpirag ka arritur mbi 6000 metra thellësi duke prekur një rezervë të madhe nafte. Por teksa Rama paralajmëroi se kjo do të ishte një mundësi e madhe për ekonominë shqiptare, ekspertët mbeten skeptikë.

I ftuar në SYRI TV, specialisti i hidrokarbureve, Ilia Fili tregon se nafta në Shpirag është zbuluar që në kohën e komunizmit, por kërkimet ndaluan për shkak të mungesës së kushteve.

Ai nxori në pah edhe deklaratat kontradiktore të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.

Eksperti i hidrokarbureve rendit problematikat e këtij procesi, duke nisur që nga kohëzgjatja dhe faza e testimit. Nga ana tjetër kosto e nxjerrjes së naftës për shkak të thellësisë është tepër e lartë dhe do të kërkojë disa vite. Mirëmbajtja e puseve është tjetër proces me kosto të lartë.

Sipas ekspertëve, ky është një proces që nga pikëpamja teknike do të zgjasë me vite të tëra, sigurisht nëse zbulohet naftë dhe nëse ka leverdi që ajo të nxirret.

Edhe nëse ka naftë, vlerësohet se procesi i shfrytëzimit do të jetë shumë i gjatë e do të duhet të kalojë një dekadë për të marrë frytet e para. Megjithatë përgjigjet nuk janë ende të qarta pa u kryer testimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco