Katastrofë në Kadastër, defterhania e Rama-Dyshes

Katastrofë në Kadastër, defterhania e Rama-Dyshes

22:41, 22/08/2023
A+ Aa A-

Nga Boldnews.al

Apliko për një shërbim në Kadastër. Të vjen menjëherë përgjigjia se duhet të pagush tarifën e shërbimit që varion sipas kërkesës dhe të jepet një afat përfundimi. Nëse aplikon për rifreskim certificatë pronësie (kartelë-hartë) shkruan: “afati i përfundimit 5 ditë nga kornfirmimi”. Nëse një veprim të tillë e bën me procedurë të përshpejtuar, që nënkupton dyfishin e pagesës së shërbimit, atëherë të vjen një përgjigje edhe më lumturuese: “afati i përfundimit, një ditë nga konfirmimi”.

Me keto fletushka në duar qytetarët rrinë e presin, por është gjithçka e kotë. Kanë kaluar 45 ditë qëkur ka nisur “reforma digjitale” që e gjitha kadastra është në kopalps të plotë. Burime të Boldnews.al shprehen se Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Dallëndyshe Bici ka thirrur në disa mbledhje drejtorët, duke iu hakërryer se nëse ky problem nuk zgjidhet do t’i largojë nga puna.

Në fakt është ndër rastet e pakëta që drejtuesit nuk janë në shumë faj. Problem është bërë nisma e dyshes Rama-Bici që emër të digjitalizimit për të “shmangur” ndërhyrjet, ofruan katasrofën me kosto të madhe. Janë hedhur mbi 38 milionë euro dhe sistemi jo vetëm nuk është funksional, por ekspertët aty shprehen se është e pamundur të ofrohet shërbimi në kohën e duhur.

“Kemi kaluar në një fazë tërësisht të re dhe shumë të avancuar të revolucionit digjital, ku kemi hyrë qysh se përpara 48 orësh. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka kaluar në një sistem të digjitalizuar dhe në një marrëdhënie tërësisht të digjitalizuar me qytetarin, gjë që me sa kuptoj, ka krijuar një konfuzion të madh brendapërbrenda sistemit të shërbimit tek individët e mësuar që t’i trajtojnë dosjet e pronave dhe t’i trajtojnë kërkesat e qytetarëve si mundësi për të ushtruar pushtetin e tyre të vogël që kthehen në një pushtet absolut mbi nevojën e qytetarit”, tha Rama më 5 korrik, por “reformimi” kishte nisur që ne fundin e muajit qershor.

Që nga ajo periudhë shitblerja e pronave, dokumentet e tjera të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, apo edhe kreditë bankare me kolateral, janë tërësisht të bllokuara. Më shumë se një katastrofë. Po a është e njëjta situatë për të gjithë? Jo, është gjetur një marifet për të ndihmuar pushtetarët, miqtë e pushtetarëve dhe majën e oligarkisë, sepse ka një tjetër formë për tu mbaruar punë në kohë dhe para kohe. “Miku më i madh” është punonjësi i IT-së (eskpert i sitemit kompjuterik dhe digjital) në një zonë të caktuar në Kadastër. Nëse nje person me ndikim pushteti, miqësie apo paraje e kërkon këtë shërbim, ai i vjen. Përdoret sistemi i vjetër digjital dhe u japin shërbimin një pjese, por kjo në një numër të kufizuar.

Tersi i madh nisi që me ardhjen e Dallëndyshe Bicit në krye të Kadastrës. Fillimisht ajo vendosi që dosjet e rëndësishme të trajtoheshin prej saj. Për orë të tëra mbyllej në zyrë bashkë me një pjestare të familjes në profesion juriste, por jo punonjëse në Hipotekë dhe diskutonte se çfarë duhej të bëhej me atë vend pëllumbash ku gëlon paraja, tjetërsimi dhe alleshverishi shekullor.

Një nga format për të pasur akses të plotë “paria e re drejtuese” ishte një tjetër digjitalizim, duke përbysur sistemin e vjetër. Kjo nismë u mor me premtimin se nuk do të ketë më asnjë zyrë dhe kontakt të qytetarëve me punonjësit e kadastrës, pasi gjithçka do të ofrohej nga shërbimi online nëpërmjet e-albania dhe në këtë mënyrë shmangej korrupsioni. Në fakt me bllokimin që është bërë ai po shtohet, sepse nuk ka bllokim total. Ndonëse me vështirësi, eskpertët e IT arrijnë të depërtojnë duke bërë një miks procedurash për të siguruar dokumentacionin nga sistemi i vjetër digjital dhe më pas firmosur me “sistemin e ri”.

Situata është edhe më dramatike kur burime të brendshme në Kadastër konfirmuan për Boldneës.al se kjo situatë mund të zgjasë edhe më shumë se tre javë dhe mbi të gjitha askush nuk jep garanci se sistemi i ri do të funksionojë.

Kostoja është shumë e madhe dhe të penalizuar janë pikërisht qytetarët që prej një muaji e gjsmë nuk kanë marrë shërbimin e duhur. Një tjetër idiotësi është edhe urdhri që të mos trajtohet asnjë regjistrim i ri prone. Sot Kadastra në emër të digjitalizimit është kthyer në fakt shumë dekada më parë, asokohe kur kjo zyrë quhej Defterhane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco