Rama gjen prapë naftë në Shpirag/ Gazetarët tallen: Madje i ndau edhe milionat për çdo shqiptar

Rama gjen prapë naftë në Shpirag/ Gazetarët tallen: Madje i ndau edhe milionat për çdo shqiptar

20:22, 22/08/2023
A+ Aa A-

Për të disatën herë gjatë pushtetit të tij të gjatë, kryeministri Edi Rama zbuloi sërish naftë në Shpirag.

Në janar të vitit 2019, zbulimi ishte vetëm pak javë larg dhe do të ndikonte ekonominë shqiptare duke filluar nga viti 2020.

Vitin e kaluar, zbulimi i radhës u bë nga Holanda, ku kryeministri u takua me homologun e tij Mark Rutte. Në versionin e 2022, zbulimi që ishte prapë vetëm pak javë larg do të trondiste pozitivisht jo vetëm Shqipërinë, por edhe Europën.

Tani i erdhi sërish radha zbulimit të radhës. Ky këtë herë është disa muaj larg dhe durimit 10-vjeçar po i vjen fundi. Madje kryeministri tha se qeveria po ngre sakaq Fondin Sovran që do të administrojë miliardat e dollarëve që Shqipëria do të fitojë nga nafta e Shpiragut.

Lidhur me këtë situatë qesharake, reagoi edhe gazetari Klodian Tomorri.

“D.m.th zbuloi prapë naftë në Shpirag ky?

Këtë herë madje kishte bërë dhe llogaritë se sa milionë euro na binte për njeri.

Ore ti mirë e ke. Por po të kishte naftë në Shpirag, nuk e linte Enver Hoxha që ta gjeje ti.

Po lëri ata drejtoret e Shellit rehat t’i rruajnë naj lekë kompanisë, mos ua prish skemat se u je bërë hall dhe atyre, një herë në 3 muaj u zbulon naftë,” shkruan ai.

Kurse gazetari Agim Xhafka publikoi një batutë pikante.

“-Pse je i mërzitur?

-Më duket se është zbuluar sasi e madhe nafte në Shpirag.

-Dhe?

-Dhe dihet, do na rritin çmimin e karburantit tani,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco