Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në një pallat në zonën e Astirit, zjarrfikësit në vendngjarje

Vjedhja e sistemit TIMS/ Semanaj: Një numër i madh skandalesh për një vend të vogël si Shqipëria

20:12, 22/08/2023
A+ Aa A-

Eksperti i IT Besmir Semanaj ishte i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv ku komentoi vjedhjen e sistemit TIMS.

Semanaj, u shpreh se më e rënda është se nuk kemi të bëjmë me një hakerim të jashtëm por me nxjerrje të dhënash, një skandal për të cilin u desh të ndërhynin dhe të reagonin SHBA-të që të kishim një angazhim të institucioneve dhe të niste një hetim.

Nuk është skandali i parë me të cilin përballet shteti shqiptar dhe insitucionet e shtetit shqiptar, duke qenë se 'skandali po mbulon skandalin' në njëfarë mënyre një pjesë e tyre kalojnë në harresë. Ne kishim skandalin e patronazhistëve, daljen  e pagave, e targave etj, skandale për të cilat askush nuk u vendos para përgjegjësisë dhe akoma nuk kemi një fajtor.

Dhe ky skandal në njëfarë mënyre u tentua të mbyllej, kemi tre javë, në fillim të gushtit u folën media por fatkeqësisht në shumicën e mediave u bllokua si lajm. Kishim një email që qarkullonte nga brenda insitucionit të Policisë së Shtetit, të cilit nuk ju dha hapësira e duhur.

U desh të ndërhynin dhe të reagonin SHBA-të që të kishim një angazhim të institucioneve dhe të nisë një hetim. Dhe siç e dimë, duke pasur përvojë nga skandalet e kaluara kur nis me vonesë një hetim aq më e vështirë është të zbulohen saktësisht personat që e kryen këtë krim.

Kemi tre javë që flitet për këtë çështje dhe nuk kemi të bëjmë më një hakerim të jashtëm por me nxjerrje të të dhënave nga brenda sistemit.

Siç ishte me patronazhistët me pjesën e pagave  targave, etj, pra një numër i madh skandalesh të njëpasnjëshme për nje shtet të vogël si Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco