Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në një pallat në zonën e Astirit, zjarrfikësit në vendngjarje

Në vendin që ai qeveris, zjarrëfikësit 'shuajnë' zjarret me kazma e lopata, ndërkohë Rama u qan hallin zjarrëfikësve grekë

Në vendin që ai qeveris, zjarrëfikësit 'shuajnë' zjarret me kazma e lopata, ndërkohë Rama u qan hallin zjarrëfikësve grekë

18:28, 22/08/2023
A+ Aa A-

Vetëm pak minuta para reagimit të Ramës për zjarret në Greqi, në vendin që ai qeveris, në Laç, pylli me pisha u përfshi nga flakët.

Gjatë gjithë verës forcat zjarrëfikse të Shqipërisë përpiqen të luftojnë me flakët me kazma e lopata sepse s'kanë mjete, ndërsa Rama që përdor helokopterët e ushtrisë si taksi për Tony Blair, i qan hallin Greqisë.

Image

Përmes një reagimi në Twitter, Rama shprehet se është e trishtueshme të shikosh Greqinë që vuan vazhdimisht nga zjarret.

Ai shton se populli grek dhe ata nën uniformë që luftojnë me flakët meritojnë solidaritet të plotë nga Shqipëria.

Reagimi i Ramës:

Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë.🇦🇱❤️🇬🇷

It is so sad to watch our beautiful neighbouring country constantly suffer from wildfires, while the brave Greek people and all of them in uniform fighting against such devastations deserve our full solidarity and profound admiration🇦🇱❤️🇬🇷 pic.twitter.com/nr5sMwnBzU

— Edi Rama (@ediramaal) August 22, 2023 ">http://

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco