A mundet BRICS të ndryshojë rendin global? Flet Nikola Kedhi

A mundet BRICS të ndryshojë rendin global? Flet Nikola Kedhi

18:00, 22/08/2023
A+ Aa A-

Eksperti i financave, Nikola Kedhi ishte i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për sistemin BRICS, një akronim që përfaqëson bllokun e përbërë nga 5 prej ekonomive që shpesh referohen si superfuqi të ardhshme: Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Siç e thatë dhe ju është një përpjekje e mirë për të ndryshuar rendin botëtor, nga siç ka qenë deri tani ku  kanë qenë SHBA-të superfuqia botërore, më pas Bashkimi Sovjetik dhe pas rreth vteve 89 -90 SHBA lideri i padiskutueshëm si ekonomik dhe ushtarak në planet.

Kjo është një përpjekje e shumë viteve më përpara, por që tani ka marrë një tjetër konotacion dhe një tjetër peshë për të krijuar një rend të ri botëror në një botë shumë polare ku nuk janë veç SHBA dhe BE por vendet aziatike dhe ata të afrikës duan të aktivizohen, duke thënë se jemi dhe ne që kemi nje peshë specifike dhe nuk mund të merren vendime për fatet e botës vetëm në atë që quhet perëndim.

Se sa do funsksionojë dhe sa do jetë e qëndrueshme unë jam pak skeptik sepse duhet të plotësohen disa kushte që të jenë një kërcënim për rendin botëror amerikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco