Vasili mbi 'darkën informale': Albin Kurti në Athinë, Edi Rama dhe Presidenti në Tiranë, turp

Vasili mbi 'darkën informale': Albin Kurti në Athinë, Edi Rama dhe Presidenti në Tiranë, turp

22:22, 21/08/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar me ane të një statusi në rrjetin social Facebook, ku ka komentuar darkën informale në Athinë ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe mungoi kryeministri shqiptar, mungesë të cilën Vasili e ka konsideruar të turpshme.

Për Vasilin ftesa e kryeministrit Mitsotakis për kryeministrin Kurti është historike për Kosovën.

''Dhe në këtë zhvillim kaq të rëndësishëm pozitiv sabotoi armiku i përhershëm i Kosovës Edi Rama'', shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Albin Kurti ne Athine, Edi Rama dhe Presidenti  ne Tirane, sa turp!

Greqia qe nuk e ka njohur Kosoven ka ftuar Albin Kurtin sot ne Darkene nivelit te larte, teper te rendesishme per Ballkanin dhe me gjere.

Kjo ftese e Kryeministrit Mitsotakis per Kryeministrin Kurti eshte pa asnje diskutim historike per Kosoven.

Dhe ne kete zhvillim kaq te rendesishem pozitiv sabotoi armiku i perhershem i Kosoves Edi Rama.

Turp i pashlyeshem per Ramen dhe gjithe Tiranen zyrtare perfshire Presidentin e Republikes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco