Meloni përballë ‘fratelo’ Ramës dhe ‘përgjegjësia’ e një kryeministri!

Meloni përballë ‘fratelo’ Ramës dhe ‘përgjegjësia’ e një kryeministri!

19:55, 21/08/2023
A+ Aa A-

Meloni turpërohet e paguan për katër turistë vetëm sepse ishin italianë, Rama nuk mban asnjë përgjegjësi për miliona euro që bashkëpunëtorët e tij më të afërt me bekimin e tij, iu kanë grabitur shqiptarëve!

Nga Edi Paloka

Nuk doja të komentoja rreth këtij banaliteti që mori përmasa të pamendueshme në sajë të pafytyrësisë së Ramës.

Pafytyrësi sepse rezulton që ishte ai që këtë banalitet ia tregoi Melonit në atë mënyrë që e ka bërë atë të ndjehet e turpëruar.

Po qëllimi i këtij statusi nuk është ky.

Meloni u ndje e turpëruar dhe pagoi faturën e disa turistëve italianë, “krimi” i të cilëve ishte se ikën pa paguar nga një restorant një shumë që mund të ketë shkuar maksimumi 100-200 euro!

Ky akt u “dekonspirua” dhe propagandua me bujë po nga Rama dhe mediat pranë tij!

Nuk e kuptova se cili ishte qëllimi, sepse ky në fakt është autogol i Ramës, kryeministrit që nuk i njeh vetes asnjë përgjegjësi, megjithëse bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë janë kapur në grabitjen e qindra milionë eurove që iu kanë bërë shqiptarëve.

Meloni u ndje e turpëruar dhe pagoi për disa turistë vetëm sepse ata ishin italianë, Rama me pafytyrësi deklaron për çdo ministër, deputet e bashkëpunëtor të afërt të tij që kapet në krim, se përgjegjësia e tyre është personale, edhe pse krimet e tyre janë bërë plotësisht me bekimin e tij!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco