VIDEO/ Gazetari amerikan: McGonigal i përfshirë në skandale korruptive në Shqipëri, prej tij ka përfituar Rama

19:44, 21/08/2023
A+ Aa A-

Gazetari amerikan, ish-eksperti i inteligjencës, John Schindler duke folur ekskluzivisht për SYRI TV, në Edicionin e Mbrëmjes ‘Ora 19’ me moderatoren Armela Ferko ka dhënë detaje në lidhje me atë që po ndodh në SHBA me dosjen McGonigal-Rama.

Gjatë bisedës, Schindler është shprehur se, ‘Charles McGonigal është i përfshirë totalisht në skandale korruptive në Shqipëri dhe prej tij ka përfituar PS dhe Edi Rama’.

‘Akuza në lidhje me Shqipërisë ndaj McGonigal nuk përmend shumë detaje, për shumë prej 225 mijë dollarësh. Për çfarë e mori këtë? Ka dalë në dritë fakti që McGonigal është takuar shpeshherë me kryeministrin Edi Ramën, dhe është afruar me PS. Burimet e mia në SHBA dhe Tiranë, me ish-zyrtarë të agjencisë së sigurisë, më thotë se McGonigal është i përfshirë totalisht në skandale korruptive në Shqipëri dhe prej tij ka përfituar PS dhe Edi Rama.

Këto burime pretendojnë se McGonigal është përdorur nga Rama për të frikësuar kundërshtarët politikë për të dhënë para, duke qenë se ai në atë kohë, ishte një zyrtar i lartë i FBI-së, në fushën e spiunazhit dhe me siguri ka komunikuar me politikanë dhe biznesmenë shqiptarë, se nëse nuk jepni para do të përfundoni në sanksionet e SHBA.

Për këtë arsye, dimensioni i plotë i skandalit McGonigal që lidhet me Shqipërinë, duket se është tronditës dhe të tregohem i sinqertë Uashingtoni nuk ka shumë interes që ti hyjë deri në fund kësaj çështje për shkak të implikimeve politike’, tha gazetari amerikan John Schindler gjatë intervistës së tij në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco