VIDEO/ Burimi: Kriza me Greqinë e rëndë, Rama i bëri llogaritë gabim

14:59, 21/08/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e lajmeve në SYRI TV me gazetarin Arnold Karqin ishte analisti Genc Burimi.

Burimi është shprehur se Rama i ka bërë llogaritë keq me grekët dhe nëse amerikanët do të duhet të zgjedhin mes tij dhe Mitsotakist ata do të z\gjedhin palën greke për faktin se në Kretë ndodhet dhe baza më e madhe ushtarake e tyre ne botë

"Duhet të shpreh keqardhje që marrëdhëniet me dy vendeve që ishin përmirësuar kohët e fundit kanë degraduar në këtë pikë pa kthim. Para pak kohësh Mitsotakis tregonte një gjest mjaft miqësor ndaj Ramës duke e pritur miqësisht.

Mendoj se ajo që është botuar sot në shtypin grek është një analizë e mirë, Rama ka bërë një analizë të gabuar dhe ka qenë me tepër vetëbesim se grekët nuk do të reagonin ndaj një krize të tillë. SHBA po ta vini re nuk janë prononcuar po ashtu as europianët dhe se ai i ka vendosur aleatët tanë në një pozitë tepër delikate.

Greqia për amerikanët është më e rëndësishëm në aspektin strategjik se sa Shqipëria dhe kur të vjer një moment për të zgjedhur mes Ramës dhe Mitsotakis ata do të zgjedhin Greqinë pasi baza më e madhe në botë dhe europë SHBA e kanë në Kretë.  Greqia është një nyje kuçe e lojës gjeostrategjike e SHBA-së në botë.

Vendimi  i drejtësisë për të lënë në burg Bejlerin tregon se tensioni vazhdon dhe Rama insiston në kokëfortësinë e tij, ai  shprehet se është vendimi  i drejtësisë dhe nuk është vendim i tij por këtë gjë e thotë dhe Erdogani dhe përfundimi pastaj dihet."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco