Zef Preçi në SYRI TV: Unë bëj thirrje për t'i hetuar të gjitha koncesionet!

Zef Preçi në SYRI TV: Unë bëj thirrje për t'i hetuar të gjitha koncesionet!

12:17, 21/08/2023
A+ Aa A-

"Hetimi dhe ndëshkimi për sa i takon “Check up” lidhet me faktin që çfarë është. “Check up” është një shërbim studimor, do të thotë që analizon të dhënat e popullsisë, shikohet sëmundshmëria, tendencat që shfaq dhe mbi këtë bazë përcaktohen investime në infrastrukturë në spitale, shtëpi kujdesi etj; investime në pajisjet përkatëse, në kualifikimin e mjekëve etj. Pra është studim, nuk shëron Check up-i!"

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi, deklaroi në një intervistë sot në SYRI TV se duhet të hetohen të gjitha koncesionet e dhëna në vend, se SPAK duhet mbështetur dhe sistemi i drejtësisë duhet t’i ndëshkojë edhe qeveritarët, pasi është krijuar një perceptim i gabuar se qeveritë ndëshkohen vetëm me votë. 

Në një intervistë dhënë sot në SYRI TV, z. Preçi u pyet në veçanti për hetimet që janë shtrirë në koncesionin e Sterilizimit dhe arrestimet që pasuan.

“Shëndetësia, - shpjegoi z. Preçi, -  ka rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve, në përmirësimin e cilësisë së jetës e për rrjedhojë, nuk mund të thuhet a është e përballueshme; në çdo rast është e përballueshme nëse prioritetet e qeverisë fokusohen tek përmirësimi cilësisht i jetës së njerëzve ku në themel është arsimi dhe shëndetësia. 

Në të njëjtën kohë duhet thënë se nëse këto shpenzime nuk shkojnë te pacienti, të qytetari, te kontribuesi, se në fund të fundit janë me taksat e qytetarëve, detyrimisht që kjo duhet lexuar si klientelizëm, duhet lexuar ai korrupsion i dyshuar, duhet lexuar si kapje e shtetit nga lobistë, oligarkë deri edhe eksponentë të krimit të organizuar dhe vendimmarrje të dënueshme penalisht edhe për qeverinë, se ka një perceptim të gabuar që qeveritë ndëshkohen edhe me votë.

Kjo nuk është e vërtetë për sa kohë që shteti i ka ligjet e shkruara dhe është në përgjegjësinë, në detyrat kushtetuese të sistemit të drejtësisë për të ndëshkuar cilindo nëpunës që merr përgjegjësi publike por del jashtë vijave të bardha, kornizave që ligji ka vendosur për qeverisjen.”

Pse i bëni thirrje SPAK për të hetuar koncensionin e “Check Up”?

“Së pari, unë nuk bëj thirrje për të hetuar një koncesion, - nënvizoi z. Preçi. -  Unë bëj thirrje për të hetuar të gjitha koncesionet, sepse tashmë është e provuar jo vetëm këtu por edhe në vende të tjera që nëse nuk ndiqen me rigorozitet, me transparencë rregullat e shkruara, ato çojnë në favorizim dhe në abuzim me pushtetin.

Për shembull, përdorimi i kapitalit privat në infrastrukturën publike kur shteti nuk ka para të mjaftueshme, në të gjithë botën niset nga principi i kostot efektive.

Do të thotë që shërbehet me të njëjtën kosto me cilësi më të mirë dhe më shpejt kohë; nëse duhen pesë vjet për ta bërë shteti, mund ta bëjë për tre vjet supozojmë, mobilizimi i kapitalit privat, por kjo nuk do të thotë që merr klientët tuaj nga rruga e madhe, merr sponsorë elektoralë, merr miq familjarë, shokë e miq e shkollës dhe dhuroju llokma të mëdha të buxhetit të shtetit. Kjo është tërësisht e dënueshme dhe këtu nuk ka vend as për mëshirë, as për ... 

Duhet ta lehtësojmë SPAK-un, ta mbështesim që të bëjë punën e tij në mënyrë që cilindo që ka shkelur ligjet të përballet me të dhe në këtë kuptim, hetimi dhe ndëshkimi për sa i takon “Check up” lidhet me faktin që çfarë është.

 “Check up” është një shërbim studimor, do të thotë që analizon të dhënat e popullsisë, shikohet sëmundshmëria, tendencat që shfaq dhe mbi këtë bazë përcaktohen investime në infrastrukturë në spitale, shtëpi kujdesi etj; investime në pajisjet përkatëse, në kualifikimin e mjekëve etj. Pra është studim, nuk shëron Check up,  krijon mundësi që në të ardhmen të shërohet dhe nuk ka vend të botës që ndërtohet një koncesion  që e jep për një periudhë të gjatë kohe përtej ciklit të biznesit.  P.sh. kompjuterat zgjasin 4 vjet. Ti s’mund ta bësh kontratën 30 vjet. Ky lloj studimi u bë në mënyrë favori. 

E dyta, është bërë e detyrueshme dhe ka shkrime, komente, analiza dhe janë urdhëruar mjekët e familjes që ta plotësojnë formalisht dhe unë jam një ndër ata që s’e ka bërë kurrë këtë lloj analize dhe jam i bindur që po ta hetojë dikush, do ta gjejë që mund ta kenë bërë në letra disa herë që të marrë paratë dikush tjetër.” /ar/sh/SYRI,.NET

"Z. Zef Preçi, drejtor Ekzekutiv në "Albanian Center for Economic Research - ACER", ka qenë edhe këshilltar i Presidentit të Republikës; ministër I Ekonomisë Publike dhe Privatizimit

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco