Berisha: Beqaj pagoi 300 mijë euro për mbylljen e dosjes në vitin 2017, SPAK e mbrojti përsëri

Berisha: Beqaj pagoi 300 mijë euro për mbylljen e dosjes në vitin 2017, SPAK e mbrojti përsëri

13:25, 18/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot në konferencën për shtyp se Ilir Beqaj pagoi 300 mijë euro për mbylljen e dosjes së Sterilizimit në vitin 2017. Por edhe pse ajo u hap sërish, SPAK e mbrojti Ilir Beqën, tha Berisha.

“Deri sot, arrestimet janë të dirigjuara direkt nga Edi Rama. Kapaku i kësaj është Ilir Beqaj. Dihej botërisht se Ilir Beqaj është autori kryesor i këtyre koncesioneve në shëndetësi.

Natyrisht, pas hetimit dyvjeçar, thuhet se pagoi 300 mijë euro dhe në vitin 2017, prokuroria deklaroi se kontrata është në përputhje me ligjin.

Natyrisht, ndërhyrja e Edi Ramës ishte shumë e fortë.

Vijmë kësaj radhe. Ka një moment shumë interesant, këto vendime gjykatësi i ka marrë në qershor. Këto vendime janë mbajtur në sirtar dhe janë lëshuar vetëm kur ka urdhëruar Edi Rama.

Nuk është SKAP-i ai që ka meritën e vazhdimit të hetimit. Përkundrazi, SKAP-i e mbrojti Ilir Beqën. Është gjykatësi, ç’është e vërteta, që ka urdhëruar hetimet për Ilir Beqën. 

Pse e ka bërë? Se edhe atë, ndërgjegjja njerëzore nuk e ka lejuar të kalojë në atë mënyrë një dosje ku nga rreshti i parë gjer të fundit është Ilir Beqaj dhe Ilir Rrapaj. Dhe ai ka thënë të mos turpërohem.

Vetëm një organ i kontrolluar nga Edi Rama mund t’i lejonte vetes këtë akt që i ka lejuar SKAP-i në këtë rast. Askush tjetër nuk mund ta bëjë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco