Denoncimi i Blushit/ Krimi i vjedhjes me inceneratorin inekzistent të Tiranës ka emër dhe mbiemër: Erion Veliaj

Denoncimi i Blushit/ Krimi i vjedhjes me inceneratorin inekzistent të Tiranës ka emër dhe mbiemër: Erion Veliaj

12:05, 18/08/2023
A+ Aa A-

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë të Lirisë, Tedi Blushi, krimi i vjedhjes me inceneratorin inekzistent të Tiranës ka emër dhe mbiemër që është, Erion Veliaj.

Blushi duke publikuar dhe dokumente të nënshkruar nga Veliaj për vazhdimin e mëtejshëm të koncesionit shkruan më tej se kryebashkiaku i Tiranës duhet të merret i pandehur dhe të dalë para drejtësisë.

Statusi i plotë:

Krimi i vjedhjes me inceneratorin inekzistent të Tiranës ka emër dhe mbiemër: Erion Veliaj.

Erion Veliaj duhet të merret i pandehur dhe të dalë para drejtësisë!

Mega-Firma e paligjshme që ndryshoi fatin dhe i dha jetë kësaj vepre korruptive të inceneratorit të Tiranës, është e tij, pa mbledhur Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur ligjin e pushtetit lokal.

Me këtë firmë të paligjshme, Erion Veliaj futi në borxh të gjithë qytetarët e Tiranës për 30 vite në shërbim të mafias së inceneratorëve.

Erion Veliaj t’i dalë "për zot" firmës!

SPAK duhet pa vonesë ta marrë të pandehur!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco