Vasili: Loja e zvarritjes së thirrjes së Ramës në SPAK nuk mund të vazhdojë më!

Vasili: Loja e zvarritjes së thirrjes së Ramës në SPAK nuk mund të vazhdojë më!

10:54, 18/08/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili.

Thirrja dhe marrja nën përgjegjësi penale e Ramës nga SPAK tashmë është e pashmangshme! Qindra milionë euro dëme ekonomike të shkaktuara prej koncesioneve korruptive janë prej një kohe mjaft të gjatë nën hetim nga SPAK. Koncesionet janë dhënë nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama.

Edi Rama ka qenë miratuesi dhe mbrojtësi më i zjarrtë i tyre në qeveri përmes veprimeve e vendimeve zyrtare të tij si dhe në aktivitetin e tij intensiv e agresiv publik dhe mediatik

Edi Rama ka ulëritur me gojën plot si askush tjetër në këtë vend se është krenar pa fund për koncesionet, pra për këtë vjedhje të frikshme dhe këtë nuk ka nguruar ta bëjë edhe në mes të parlamentit të Shqipërisë kur është thirrur zyrtarisht për të raportuar

Edi Rama ka qenë plotësisht i informuar për këtë rrezik madhor të koncesioneve mbi ekonominë nga institucionet financiare ndërkombëtare që asistojnë Shqipërinë si FMN, Banka Botërore dhe institucione të tjera europiane.

Edi Rama është totalisht i informuar që shumica dërrmuese e koncesioneve nuk kontrollohen e monitorohen nga qeveria dhe miliarda lekë nga paratë publike jepen qëllimisht qorrazi e pa kontroll për t’u vjedhur.

Edi Rama ka tallur, ka sharë, ka denigruar të gjithë ata që me argumente kanë kundërshtuar koncesionet hajdute.

Edi Rama ka manipuluar dhe mashtruar opinionin publik me fakte të rreme për të justifikuar koncesionet mafioze të tij.

Edi Rama pra është qartazi koka e regjisë së koncesioneve, ka dijeni të plotë për to si dhe ka përgjegjësi të provuara që lidhen direkt me të qoftë për veprimet ashtu edhe për mosveprimet e tij.

Thirrja e tij nga SPAK është absolutisht e pashmangshme dhe totalisht e paevitueshme.

SPAK s'mund t’i shmanget dot më thirrjes dhe marrjes nën përgjegjësi penale të Ramës sepse dëmi ekonomik prej koncesioneve po rëndohet në mënyrë katastrofike dhe kriminale.

Loja e zvarritjes së thirrjes së Ramës nga SPAK është shumë e qartë që nuk mund të vazhdojë më sepse ai është faktuar botërisht si koka e regjisë së koncesioneve, të këtij operacioni mafioz të përmasave monstruoze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco