Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Soko: SPAK nuk do të ndalet, në burg do të shkojë dhe ish-ministri Beqja

19:45, 17/08/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV për të folur mbi arrestimet e bërë sot nga SPAK për koncesionin  ‘Sterilizimit’ ishte ekonomisti, Pano Soko.

Soko është shprehur se ngjarja e sotme që ka sjellë këto arrestime nuk është  e plotë pasi duhet që në burg të shkojnë i gjithë zinxhiri i përfshirë në këtë vjedhje.

"Është një zhvillim për tu përshëndetur pasi prej 4 vitesh që nga momenti nga dorëzimi  denoncimit më në fund ka ngjarje konkrete që ndodhin nga pikëpamja e procedurës penale. Shpresoj që mos të mbetemi vetëm në këto të arrestuar dhe jam shpresë plotë që do ti shkojë deri në fund SPAK pasi ky është vetëm fillimi i asaj që do të ndodhë.

Vendime me koncesione me shifra të tilla nuk merret vetëm nga një grup personash që janë në rolin e komisionit por ato shkojnë më lartë të ministri deri të kryeministri. Marrja në përgjegjësi penale e ish ministrit Beqja ishte thirrja që ne i bëmë sot SPAK-ut pasi dhe ai ka përgjegjësi penale për atë që ka ndodhur me koncesionin e Sterilizimit.

Zhvillimi i ri i trajtimit me dy dosje të veçanta për të njëjtin objekt ngjarje në këtë tender nuk më duket i duhuri pasi të gjithë katoi persona dhe aktorë kanë bërë nj gjë duke miratuar një koncesion që ka sjellë një dëm ekonomik miliona euro. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco