SHBA alarmohet nga ndërhyrjet në sistemin TIMS/ Kërkojnë llogari nga ‘autori’ Taulant Balla

SHBA alarmohet nga ndërhyrjet në sistemin TIMS/ Kërkojnë llogari nga ‘autori’ Taulant Balla

12:41, 17/08/2023
A+ Aa A-

Prej ditësh, opozita dhe mediat kanë denoncuar një mega-skandal.

Bëhet fjalë për ndërhyrjet në sistemin TIMS, që sipas gazetarëve dhe opozitës, janë bërë për llogari të bandave nga ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla.

Por të alarmuar për këto ndërhyrje janë edhe amerikanët.

Në një njoftim zyrtar, thuhet se Ambasada e SHBA ka shprehur shqetësim për këtë çështje në një takim me Taulant Ballën.

“I Ngarkuari me Punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDowell u takua sot me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla. Ata diskutuan bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe mbështetjen për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë. I ngarkuari me Punë McDowell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri. McDowell i tha gjithashtu Ministrit Balla se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre,” thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco