Gjykata kërkoi masë për Ilir Beqajn/ SPAK-u fali ish-ministrin e Ramës

Gjykata kërkoi masë për Ilir Beqajn/ SPAK-u fali ish-ministrin e Ramës

11:44, 17/08/2023
A+ Aa A-

GJKKO i kërkon SPAK-ut të ushtrojë ndjekje penale edhe për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqjan dhe ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, në lidhje me koncesionin e sterilizimit, raporton Top Channel.

Vendimi prej 348 faqesh për koncesionin e sterilizimit është dhënë që më 23 qershor, thanë burime të gazetares Anila Hoxha, por SPAK i ka dërguar për ekzekutim një ditë më parë.

Gjykata Antikorrupsion i ka thënë SPAK që duhet të paraqitet edhe me 6 masa të tjera, mes tyre edhe për ish-ministrin Ilir Beqja. Por SPAK, nuk ka dorëzuar ende një mase të dytë, thanë burime shumë të sigurta të Anila Hoxhës.

Për herë të parë gjykata urdhëron ILDKPI që të marrë masa e të shpallë të pavlefshme kontratën e sterilizimit sepse sipas gjykatës është ndërmarrë në konflikt të hapur interesi, përderisa biznesmeni Ilir Rrapaj ka njohje me ish zv. ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn.

GJKKO  vendosi masën “arrest me burg” për ish zv. ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj i akuzuar për shpërdorim detyre dhe Ilir Rrapajn i akuzuar për “mashtrim me pasoja të rënda” për koncesionin e sterilizimit.

Aktualisht ish-ministri Shkëlqim Cani ndodhet në SPAK këtë të enjte.

Zyrtarë të tjerë të përfshirë janë Marsela Seriani dhe Saimir Kadiu të cilët u lanë në “arrest shtëpie” për shpërdorim detyre. Kurse për Arben Gjatën, Naile Abazin, Gent Burazerin dhe Pertref Mersinin  u vendos masa “detyrim paraqitje” për shpërdorim detyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco