Sekseri Duçka dhe skandali McGonigal/ Kur do fillojë SPAK hetimet

Sekseri Duçka dhe skandali McGonigal/ Kur do fillojë SPAK hetimet

21:34, 16/08/2023
A+ Aa A-
Një skandal përtej kufijve të Shqipërisë, që përfshiu një zyrtar të lartë të FBI-së, zotin McGonigal, i cili dje u njoftua nga mediat se kishte pasur marrëveshjen e tij me prokurorët për të rrëfyer shkeljen ligjore që ai kishte bërë për të shërbyer në favor të oligarkut rus, Oleg Deripaska.
Çështja MGoinigal nuk është thjeshtë dhe vetëm diçka që lidhet me këto influenca, por shkon edhe te Shqipëria, shkon në nivelet më të larta të shtetit shqiptar.
Çështja MGoinigal nuk është thjeshtë dhe vetëm diçka që lidhet me këto influenca, por shkon edhe te Shqipëria, shkon në nivelet më të larta të shtetit shqiptar.

McGonigal po shpëton veten e tij nga burgu, po bën marrëveshje dhe në SHBA, dikush merr përgjegjësinë pa lejuar që të plasë skandali, por të hetohet gjithçka ka ndodhur nën të, cilat janë instumentat që janë përdorur, kush janë personat e përfshirë për të parë se si është rrëzuar ai muri i sigurisë dhe garancisë që kanë institucionet e SHBA-ve.

Në këtë aferë qartazi dalin edhe shqiptarë, një biznesmen, Agron Neza dhe Dorian Duçka, një i afërt i Ilir Netës që ka qenë edhe këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Duçka shitet në Tiranë si një individ me lidhje të forta diplomatike, si një mendje e madhe, lobiste ose sekser në gjuhën shqipe, si një njeri me marrëdhënie diplomatike si askush tjetër, që ka mundësira, kontakte, siç ishte rasti deri te zoti McGonigal.

Por çfarë ndodh pas asaj që ndodhi dje në SHBA?

Është e lexueshme, mjafton të shikosh rastet e tilla si vazhdon ngjarja. Nuk ka nevojë shumë për hamendësime, nuk ka nevojë shumë për shpikje siç po bëjnë shumë media.

Pasi zoti McGonigal të vazhdojë rrëfimet e tij pa gënjyer asnjë fjalë të vetme dhe pa devijuar dëshminë, sepse në raste të tilla do të humbte marrëveshjen që ka bërë me prokurorët, FBI-ja, strukturat e saj dhe prokurorët vijojnë hetimet më poshtë dhe kjo ka disa rrugë.

Përveç listës së zezë ku futen diplomatët dhe personat e përfshirë, fillon edhe hetimi i plotë për ngjarjet për të zbardhur të vërtetën, kush ka gisht dhe për çfarë?

Pra, si mundi që McGonigal të vinte në Shqipëri? Kush e dërgoi? Për çfarë interesash erdhi ai në Tiranë, pasi dikush nga rruga nuk mund të shkojë direkt në zyrën e kryeministrit? Kush e prezantoi? Cilat janë lidhjet? Duke shkuar te Deripaska, tek interesat e tij për fushat e naftës në Shqipëri, për kontrata direkte, të cilat nuk mund t’i shmangen përgjegjësisë së hetimit.

E në rast se dikush mendon se FBI apo prokurorët do ta hedhin në kosh të plehrave e kanë gabim. Dosja vjen e plotë, vjen nëpërmjet ambasadës dhe dërgohet në SPAK, ku edhe hetohet.

Kjo do të jetë thjeshtë çështje kohe, kur të dëgjojmë se SPAK ka marrë dosjen, se ka filluar hetimet, se ka marrë në pyetje për llogari të SHBA-ve ose për llogari të vet Dorian Duçkën apo të tjerë persona të përfshirë në skandalin McGonigal që ka shpërthyer në SHBA.

Ata që sot qeshin dhe mendojnë se nuk ka për të ndodhur kurrë dhe s’ka për të ndodhur asgjë, janë të njejtët që qeshnin edhe kur shkruhej edhe për çështjen e inceneratorëve dhe i krijuan këtij grupi kriminal të gjitha mundësitë, deri te ikja që të “shpëtonin lëkurën”, por që vodhën pafundësisht fondet e shqiptarëve të varfër dhe sot sërish po qeshin edhe me skandalin McGonigal, kanë qeshur edhe me shumë skandale të tjera.

Koha vonon, por nuk harron!/CNA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco