Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

SYRI TV/ Fredi Beleri i përgjigjet kryeministrit Edi Rama: Edhe Erdogani flet si ju

16:17, 15/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, e cila erdhi një ditë pas protestës së mbajtur për lirimin e tij nga burgu. Në një reagim, Beleri e krahason Ramën me Erdoganin kur kreu i qeverisë flet për drejtësi të pavarur, si dhe thekson se për pronat në bregdet, Edi Rama nuk mund fshihet dot pas gishtit.

SYRI TV

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri i është përgjigjur komenteve të bëra nga kryeministri Edi Rama për protestën e zhvilluar pasditen e së hënës në Himarë, si dhe për mbajtjen e tij në burg. Në një reagim, Beleri shkruan se gjykatat nuk janë të pavaruara nga Edi Rama, pasi sipas tij në rastet e arrestimeve të zyrtarëve të Partisë Socialiaste, kreu i qeverisë i ka shkarkuar përpara ekzekutimit të vendimit, si dhe iu dhënë kohë edhe për deklarata justifikuese.

Vendimet e gjykatave ‘te reformuara’ eshte e vertet qe nuk komentohen, por nuk mund te deklaroje qe keto gjykata e prokurori jane te pavarura prej tij. Ne cdo rast, para se te arrestohej nje prej te tijve, kryeministri e ka ditur para, dhe e ka shkarkuar apo larguar nga karrikja ngjitur tij, gjithe publiku i di rastet, para se te arrestohen te tijte, merret leje dhe i jepet kohe te beje deklaratat justifikuese paraprakisht, pergjegjesia eshte individuale.

Beleri sjell në vëmendjen se për përgjimet e  dosjes 184 dhe 339, asnjë prej zyrtarëve socialist nuk është dënuar, por  janë graduar edhe në poste ministrore.

Te gjithe i kemi degjuar regjistrimet e dosjes se Dibres dhe Durresit, deri ne Gjermani kane shkuar, por asnje prej atyre qe u degjuan nuk eshte arrestuar, por jane ngritur ne detyre, nje minister madje. Edhe Erdogani si ju flet per Drejtesi te Pavarur. Dhe eshte ankuar se Amerika dhe Europa nderhyjne ne punet e gjyqsorit Turk. Edhe Erdogani mbahet si kampion demokracie qe nuk nderhyn ne sistemin e drejtesise!! Edhe ne diktature me vendime gjykate perndiqnin kundershtaret politike paraardhesit Tuaj, Z.Kryeminister 

Sa i takon ccështjes së pronave, Beleri denoncon praktikat korruptive të ndjekura ndër vite nga drejtorët e kadastrave të Vlorës të emëruar nga mazhoranca socialiste.

Sa per pronat e bregut, nuk fshihesh dot pas gishtit, qe ia drejton gjithkujt, vetem nga vetja nuk e kthen z. Kryeminister, punonjesit e tu ne kadaster i detyrojne pronaret e ligjshem t’u shesin pronat qe t’ua regjistrojne. Te te kujtoj nje shokun tend qe shkarkoi 5-6 shefa kadastre ne Vlore qe te mos i regjistronin pronen te zotit se e kishte piketuar ai per investime strategjike.

Në mbyllje të reagimit të tij, Fredi Beleri I bën thirrje kryeminsitrit Rama që të respektojë vullnetin e shprehur nga banorët e Himarës në 14 maj, si dhe të mos ndërhyjë në sistemin e drejtësisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco