Pra, kaluam nga ‘fajin e ka Rama që i dha kullën Xenit’ tek ‘Rama s’ka faj se Xeni është fut te kulla pa dijeninë e Ramës’

Pra, kaluam nga ‘fajin e ka Rama që i dha kullën Xenit’ tek ‘Rama s’ka faj se Xeni është fut te kulla pa dijeninë e Ramës’

23:39, 12/08/2023
A+ Aa A-
Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar furtunën që nisi ditët e fundit për kullën “Mali i Tiranës”, e cila nisi sulm ndaj Shkëlzen Berishës dhe përfundoi duke pikturuar edhe Agim Zeqon si biznesmen i familjes Berisha, shkruan Tomorri. 

 

Statusi i plotë:

 

Pra, kaluam nga “fajin e ka Rama që i dha kullën Xenit” tek “Rama s’ka faj se Xeni është fut te kulla pa dijeninë e Ramës” 

 

Por pjesa më e bukur është kur Agim Zeqo pikturohet si biznesmen i familjes Berisha. Mirëpo më kujtohet një ligj i vitit 2013 në Parlament, një nga të parët që bëri qeveria e Partisë Socialiste kur erdhi në pushtet, që hoqi akcizën e pijeve energjike, dmth akcizën e Red Bullit të Gimit.  E propozoi Vin Bushati kështu si pa mendje në komisionin e Ekonomisë dhe u miratua me votën solide në bllok të socialistëve. 

 

Por me sa duket ajo heqja e akcizës paska qenë pagesa për blerjen e zgjedhjeve të 2013-ës. 

 

Tani meqë Gim Zeqon e ka Berisha, Çetin Berisha, Zamirin Berisha, Bashkimin Berisha, Salillarin Berisha, Sandrin po e po, kjo do me thënë se të gjitha kullat, konçesionet dhe tenderat në Shqipëri i marrka Xeni. 

 

I bëj thirrje socialistëve votoni Bashën si shpresa e vetme që ka mbetur për t të shpëtuar nga Berisha se me Ramën dështoi kjo punë. 
 

https://www.facebook.com/1074038054/posts/pfbid037wkMZsJskdEomYUfhWxDLMmR7NwWNdhXvAWCVKyYPgsmjZaFaGUTFzStsw6nxGQjl/?mibextid=I6gGtw

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco