Lali Eri struket te Carlo dhe fillon furçat ndaj shefit të zemëruar: Vetëm familjen time dhe të Ramës ka sulmuar Berisha më shumë

Lali Eri struket te Carlo dhe fillon furçat ndaj shefit të zemëruar: Vetëm familjen time dhe të Ramës ka sulmuar Berisha më shumë

19:04, 12/08/2023
A+ Aa A-

Pas acarimit dhe kërcënimeve të djeshme të Edi Ramës në drejtim të tij, si organizator i sulmeve për lejen e “Mali i Tiranës”, Erion Veliaj ka zgjedhur të flasë me zë dhe figurë në Report Tv, media e cila ka mbajtur qëndrim kritik ndaj Edi Ramës, duke e akuzuar se i ka dhënë leje Berishës për kullën në qendër të Tiranës.

Edhe pse i frikësuar përballë kurthit që i ngriti Veliaj, Rama në “çarçafin” e tij të djeshëm i shtroi një varg me kërcënime të drejtpërdrejta Veliajt, ku ndër më kryesorët ishte afera e inceneratorit të Tiranës, të cilën e quajti një patate të nxehtë në duart e SPAK.

Në intervistën e tij për Report TV Veliaj është munduar ta orientojë debatin në prehërin e Arlind Qori dhe Lulit, gjë që është krejtësisht e pabesueshme pasi as njëri, as tjetri nuk kanë fuqi e kapacitet të mobilizojnë një sulm aq të strukturuar mediatik si ai që ndodhi javën e fundit ndaj Ramës.

Këtë fuqi e ka vetëm ai dhe Edi Rama. Derisa bateritë e sulmit u drejtuan nga Edi Rama, kuptohet që autori i sulmit është pikërisht Lali Eri.

“Është shumë kollaj të bësh lajm e të imitosh Mjaftin në vakt. Është mediokre.”,- thotë Veliaj dukë nënkuptuar si imitues lëvizjen e Arlind Qorit.

Reagimet e fundit, i Ramës dje dhe Veliajt sot tregojnë se besimi mes dy bashkëpunëtorëve të ngushtë është krisur dukshëm, në mënyrë të pakthyeshme.

Veliaj sot ka folë në TV e Bolinos njëjtë si ai që gjuan gurin dhe fsheh dorën.

I është rikthyer edhe njëherë ‘lëpirjes’ ndaj Ramës duke i qarë hallin atij dhe familjes së tij për sulmet që kanë pësuar nga Berisha para 10-të e kusur vitesh.

“Është naivitet të kuptosh si njerëzit që i kanë bërë më shumë keq familjes time, familjes së kryeministrit dhe familjes së madhe të Shqiptarëve te jenë duke u shperblyer nga ne. Eshtë naivitet shumë i madh. Ne në dashuri me dhunuesit nuk biem.”,- ka thënë Veliaj.

Dukshëm nuk tërhiqet nga ambicia e tij, pasi jo pa qëllim ka vënë shenjën e barazimit mes familjes së tij dhe asaj të Ramës, si njëlloj të sulmuara nga Berisha.

Me këtë mesazh, Veliaj u ka çuar një sinjal edhe socialistëve, sinjal që funksionon në atë parti, kush është më i sulmuari nga Berisha duhet patjetër të shpërblehet nga socialistët e thjeshtë. Paçka se në fund vjedhjen dhe ofiqet si Rama si Veliaj nuk i kanë në hesap fare me socialistët por me sektin e tyre MJAFT-ist.

Veliaj, gjatë kësaj, inteviste i ka çuar edhe një mesazh tjetër shefit të tij që mos vijojë më me kërcënime për inceneratorin sepse do përvëlohen të dy.

“Qartazi ajo që kuptuam dje eshte se administratori shtetëror do të vijojë të respektojë kontratën. Siç e patë, kërkoi pagesat, pra nuk do t’i bjerë njeri qylit dhe nuk do të shpartallojmë një investim publik, që është për pastrimin e qytetit. Nëse në këtë proces dikush ka bërë gabime, të mbajë përgjegjësi një më një. Por, di të them se Bashkia e Tiranës është treguar korrekte. Jemi një nga Bashkitë kliente; pra përveç bashkive të qarkut dhe të Durrësit, jemi gjashtë bashki.  Sot me administratorin shtetëror kemi vendosur këtë raport të ri”, ka thënë ai. Dhe i ka mëshuar faktit se përgjegjësia ligjore nuk bie mbi bashkinë.

Sigurisht gënjën nën frikën përcëlluese të plehrave, pasi ka firmosur vetë duke i marrë kompetencat këshillit bashkiak.

Vjeshta e këtij viti duket se, bashkë me gjethet e sitnës, do të rrëzojë e nxjerrë lakuriq edhe gjethet që kanë mbuluar deri tani pisllëkun e aferave kriminale që po qelb e djeg nga brenda sektin e Rilindjes.

A është më në kohë Rama të përballojë një sulm ballor nga Veliaj për t’i marrë Partinë?  Kjo mbetet për t'u parë.

Ajo që është ë sigurtë sot për sot është se besimi mes tyre nuk ekziston më dhe beteja nuk do të jetë aq e lehtë për Ramën sa e ka pas menduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco