Djegësat nuk janë gabim, por aferë korruptive

Djegësat nuk janë gabim, por aferë korruptive

14:41, 12/08/2023
A+ Aa A-

Nga CNA

Në një deklaratë të tij për mediat, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka theksuar se çështja e inceneratorit të Tiranës dhe landfillit të Tiranës është përgjegjësi e atyre që kanë bërë gabim dhe bashkia do të vazhojë të paguajë paratë për të ecur me landfillimin e mbetjeve.

Në fakt, Veliaj ka theksuar se kush ka bërë gabim të mbajë përgjegjësi. Kryebashkiaku i Tiranës duhet të kuptojë se çështja e inceneratorëve nuk është gabim dhe për gabimin mbahet përgjegjësi, por është një faj penal, është një korrupsion dhe është një aferë korruptive.

Në rast se nuk e di, shifrat e marra nga kjo kontratë koncensionare nga kompania janë në vlerën e 110 milionë dollarëve dhe për 30 vite të ardhurat mund të shkojnë deri në 900 milionë dollarë.

Pra, nuk është gabim të japësh me koncension një shërbim i cili mund të bëhej nga shteti dhe mund t’i sillte këtij fitime të mëdha, apo mund të bëhej me tender të hapur, ankand ndërkombëtar, me kompani serioze, të cilat sot mund ta kishin ndërtuar inceneratorin që në rast se, Veliaj nuk e di, duhet të mësojë se nuk ekziston.

Ashtu siç ka shkuar në Sharrë mund të shkojë dhe ta shohë ku është sot pas 6 vitesh inceneratori, qoftë me afat të vitit 2023 apo me afat të vitit 2025.

Së paku brenda 1 apo 2 viteve të para njëra nga linjat duhet të kishte filluar të funksiononte, por investimet në dy vitet e para duhet të ishin rreth 80 milionë euro.

Dikush duhet ta kontrollonte investimin, kontratën. Nga ana tjetër janë 110 milionë euro të ardhura.

SPAK ka verifikuar deri tani rreth 5 milionë euro , të cilat i quan evazion fiskal. Por ajo është vetëm pjesa e parë e asaj që ka bërë SPAK duke çuar në sekuestrimin e landfillit të Sharrës, se inceneratori nuk ekziston.

Abuzimi pritet dhe dyshohet të jetë shumë herë më tepër. Janë dhjetëra fatura fiktive, janë miliona euro të paguara për mediat, janë shpenzime të bëra nga nënkontraktimi në rast se kryebashkiaku nuk e di me miliona euro.

Pra, kompania koncensionare nuk ka patur struktura të mirëfillta të saj pra, makineri dhe mjete por gjithmonë ka nënkontraktuar, ka marrë fitime dhe në 6 vite fitimi i saj i deklaruar është rreth 25 milionë dollarë. Investimi i saj i pretenduar është 30 milionë dollarë , janë 55 milionë dollar, ndërkohë që 55 milionë dollarë të tjerë deklarohen shpenzime dhe këtu vetëm 5 milionë euro janë gjetur me fatura fiktive.

Janë ende 50 milionë dollarë të tjera duke u hetuar. Prandaj, kryebashkiaku bën mirë që i qëndron përballë debatit politik për çështjen e inceneratorëve, po sa më shumë e justifikon, aq më keq për të dhe për këdo që është përfshirë në këtë aferë.

Afera e inceneratorëve ka një faturë me një kontratë koncesionare të firmosur, ku shteti do paguante 300 milionë dollarë vetëm për Tiranën në 30 vite. Por janë shtuar edhe bashkitë e qarkut të Durrësit, është shtuar bashkia Kavajës, e Vorës, do shtohet Shijaku, së afërmi dhe Kamza.

E këtu deklarimi i fitimit nga kompania është afërsisht në qarkullimet e saj, rreth 30 %, një ftim që mund ta kishte bërë shteti në menaxhimin e kësaj kompanie apo në rast se do t’i kishin pasur sytë e hapur dhe veshët për të dëgjuar dhe vërtetuar se çfarë do të kishtë ndodhur me këtë aferë kostot që do të paguante shteti shqiptar në 30 vite, nuk do të ishin 450 milionë euro, por do të sihin shumë më pak sepse kompania ka të ardhura dhe fitime miliona euro edhe nga privati, nga dherat, nga shitja e plastikës, e plehut, e skrapit, e të tjera si këto.

Pra, tek inceneratori i Tiranës nuk është një gabim 500 mijë lekë apo 1 milionë lekë por është një kontratë koncensionare qindra miliona euro, që përtej çdo debati politik midis të majtës të djathtës, Veliajt, Ramës, Berishës, Bashës apo vetë mediave me njëra-tjetrën, fakti është një dhe vetëm një inceneratorët janë  një zullum korrupsioni, një aferë tashmë e provuar që po kërkohet të justifikohet, po janë 5, po janë 3, po janë kaq pak, po nuk është e vërteta kështu se do të digjeshin mbetjet ashtu.

Jo e vërtea është një!

Në 30 vite kompania koncensionare do të merrte qindra miliona euro nga shteti dhe shteti, zyrtarët e saj kanë përgjegjësi sepse nuk kanë qenë gardianët e taksave të mbledhura të qytetarëve për të firmosur  një kontratë shërbimi, e cila duhet të ishte në favor të Bashkisë në favor të Shtetit, në favor të qytetarëve, kuptohet edhe me fitimet e duhura të llogaritura të kompanisë, por jo me fitime kolosale kur jemi përballë faktit që kompania nuk ka mundur dot të sigurojë financimin dhe në SPAK deklarohet vetë nga aksionerët që janë falsifikuar dokumentat e tyre, janë falsifikuar letrat, është mashtruar shteti shqiptar që nga themelimi i mëmës në Holandë.

E kush mban përgjegjësi për atë? Kush mban përgjegjësi për firmosjen e kontratës?

Kush mban përgjegjësi për këto 110 milionë euro të qarkulluara deri më tani, pa pasur asnjë lekë pro me kredi dhe me fatura false, me mashtrim, dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Çështja e inceneratorëve nuk mbyllet as sot dhe as nesër. Ka filluar dje, por koha e kësaj afere për t’u mbyllur do të jetë shumë e gjatë dhe do të na tregojë se zullumi ka qenë shumë i madh.

Të paktën tani u ndal sepse do të administrohet nga shteti. Ku do të shkojë, të presim dhe të shohim, por nuk është thjesht dhe vetëm çështje gabimesh, por është çështje afere korruptive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco