Kulluri: Të 5 bashkitë, Tiranë, Elbasan, Fier, Kavajë e Vorë kanë përgjegjësi për skandalin e inceneratorëve

Kulluri: Të 5 bashkitë, Tiranë, Elbasan, Fier, Kavajë e Vorë kanë përgjegjësi për skandalin e inceneratorëve

12:16, 12/08/2023
A+ Aa A-

Analisti Edvin Kulluri ka bindjen e plotë se bashkitë Tiranë, Elbasan, Fier, Kavajë dhe Vorë kanë përgjegjësi të plotë në skandalin e inceneratorëve. Nisur nga përvoja e tij si drejtues në institucionet shtetërore, Kulluri veçon bashkinë e Tiranës, e cila sipas tij “ka përgjegjësi direkte për zbatimin e kontratës së lidhur me kompaninë, që do të thotë se duhet të mbikqyrte shërbimin e ofruar që nuk u ofrua kurrë.”

Në shënimin e tij të fundit në fb, Edvin Kulluri ka analizuar aspektin ligjor të problemit:

"Meqenëse prej ditësh ka një diskutim nëse Erion Veliaj rrezikon të merret i pandehur për inceneratorin e Tiranës, - shkruan Kulluri, - duhen thënë disa fjalë për aspektet ligjore që lindin pas sekuestrimit nga SPAK të inceneratorit:

1) Trajtimi i mbetjeve urbane është kompetencë ligjore e pushtetit vendor, megjithëse skema është ndërtuar nga Këshilli i Ministrave. Pavarësisht nga VKM-të e miratuara, bashkitë drejtohen nga kryetarë të zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët.

2) Vërtet financimi është bërë me ndihmën e Grantit të Kushtëzuar nga ministria e Financave, por bashkia Tiranë mbledh tarifën e pastrimit nga qytetarët për shërbimin e mbledhjes dhe përpunimit të mbetjeve urbane.

3) Kompania, që ka falsifikuar faturat sipas SPAK, i ka dorëzuar ato në bashkinë Tiranë e më pas i janë kaluar drejtorisë së Thesarit Tiranë.

4) Bashkia Tiranë është pronare e landfield-it të Tiranës ku është vendosur apo duhej vendosur inceneratori dhe ka përgjegjësi për administrimin e shërbimit. Pra, jo vetëm si institucion përgjegjës me ligj për shërbimin, por ka përgjegjësi ligjore për marrjen në dorëzim të inceneratorit.

5) Bashkia Tiranë ka përgjegjësi direkte për zbatimin e kontratës së lidhur me kompaninë, që do të thotë se duhet të mbikqyrte shërbimin e ofruar që nuk u ofrua kurrë.

6) Të gjitha këto përgjegjësi nuk mund t’i lihen Këshillit Bashkiak të Tiranës për sa kohë këshillat bashkiakë nuk kanë përgjegjësi ekzekutive sipas ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”. Kjo është, si të thuash që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka përgjegjësi për ligjshmërinë dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave.

Në përfundim, këto konstatime vlejnë për të 5 bashkitë në të cilat është implementuar trajtimi i mbetjeve urbane përmes djegies, pra inceneratorëve, që në fakt nuk ka ndodhur dhe për këtë arsye po hetohet nga SPAK!

Po ashtu, me bindjen se, si ish-koordinator i Grupit të Ekspertëve të Decentralizimit në vitet 2001-2002 dhe ish-Sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Mbrojtjes në vitet 2010-2013, i jam referuar ligjeve në fuqi dhe frymës së tyre, duke qenë i bindur se bashkitë Tiranë, Elbasan, Fier, Kavajë dhe Vorë kanë përgjegjësi të plotë në skandalin e inceneratorëve!"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco