Berisha: Klodian Zoto rrezitet në Vlorë. Mirel Mërtirit ju refuzua azili në Vjenë, po bëhet gati të ikë në Zimbabve

Berisha: Klodian Zoto rrezitet në Vlorë. Mirel Mërtirit ju refuzua azili në Vjenë, po bëhet gati të ikë në Zimbabve

12:57, 11/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar një tjetër denoncim në lidhje me pronarët në letra të inceneratorit të Tiranës.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha ka zbuluar se Klodian Zoto ndodhet në Vlorë duke marrë rreze dielli, ndërsa Mirel Mërtirit ju refuzua azili në Vjenë dhe po bëhet gati të ikë në Zimbabve.

Beirsha: Për ta mbyllur këtë ekspoze mund të ju informoj këtu se, sekretin që mban qeveria pikërisht për këto qëllime, Mirel Mërtiri që ndodhet në Vjenë dhe ka kërkuar azil politik ka kaluar gjykimin në Gjykatën e Shkallës së parë në Vjenë dhe gjykata ja ka refuzuar azilin politik Mirel Mërtit. Lajmi censurore nga mediat e Ramës dhe djegësave.

Por censurimi është edhe më problematik sepse qeveria po i përgatit pasaportën atij në mënyrë që ai të ja mbathë atje ku janë një pjesë e mirë e parave në Zimbabve. Këto janë informacione të sigurta.

E kam edhe një informacion tjetër për ta mbyllur këtë ekspoze.

Ku është Klodian Zoto, çfarë bën? Zoto rrezatohet, bronzohet mirë e bukur në Vlorë. Dhe në dispozicion të Klodian Zotos, ua them me përgjegjësi të plotë, nga persona që nuk u shpëton gjë, kjo është vetura me të cilën shëtit Klodian Zoto dhe e kujt është thoni ju, është e ‘Integrate Energy’ që tani e ka agjencia shtetërore e mbikëqyrjes së djegësit të Tiranës.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco