Berisha: Kristaq Rama firmosi i pari për varjen e Havzi Nelës, i biri nuk kërkon të falur se ruan trashëgiminë atërore!

Berisha: Kristaq Rama firmosi i pari për varjen e Havzi Nelës, i biri nuk kërkon të falur se ruan trashëgiminë atërore!

11:44, 11/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, vendosi sot një paralele midis regjimit të dikurshëm diktatorial dhe atij që ka vendosur sot Edi Rama. “Ky njeri, njëlloj si etërit që përdornin hanxharët, që edhe shkelnin ligjet dhe çdo gjë në veprimin e tyre, edhe ky përdor tani një krim të rrjetëzuar në mënyrën më të paimagjinueshme, kundër lirisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët kujtojnë se janë të lirë. Jo s’janë të lirë!” theksoi Berisha  në fjalën që mbajti sot në përkujtim të 35-vjetorit të ekzekutimit nga diktatura të poetit disident Havzi Nela.

“Terrorist ishte regjimi dhe regjimi e pranonte se ishte terrorist me dokumente, kurse Havzi Nela ishte luftëtar lirie, - tha Berisha. -  Ai është një gjeni guximi jo vetëm me vargje, por në çdo aspekt. Havzi Nela është një simbol sot me një rëndësi shumë të veçantë.

Çfarë është kjo kohë sot?! E vërteta është se nëse u referohemi poetëve, sepse ata kanë ndjeshmërinë më të madhe, kjo është koha klasike e lirisë së rrejshme dhe liria e rreme qenka forma më fatkeqe për njeriun.

Unë mund të ndalem shumë aspekte, por do të ndalem vetëm tek i fundit, tek aspekti i procesit “Metamorfoza”.

Çfarë ka aty, çfarë kanë shqiptarët aty?! Shqiptarët aty kanë një mori kriminelësh të nëndheshëm, të cilët njëlloj si dikur oficerët e sigurimit të shtetit, të vrasin natën dhe të qajnë ditën, të ndihmuar nga njerëz me uniformë. Të ndihmuar nga shefa të lartë policie, të lidhur absolutisht direkt me kryeministrin e Shqipërisë.

Nuk ka shqiptar që ka njohur Pëllumb Gjokën dhe nuk e di se ai ishte mik i ngushtë i Edi Ramës, se ai drekonte e darkonte, rregullisht me Edi Ramën, por porosiste vrasje, paguante, përdore oficerë, media, çdo gjë.

Nëse e lexoni me vëmendjen këtë proces, ju do të shikoni se ky regjim, Edi Rama pasardhës direkt i tyre. I ati i tij ka firmën në varjen e Havzi Nelës. Nga të gjithë ata që kanë firmosur,  njeriu që në aparencë pritej që të mos firmoste, ishte i ati i tij, sepse ishte skulptor, intelektual gjoja. Jo vetëm që ka firmosur i pari, por i biri dhe sot nuk kërkon të falur, sepse ruan në  nënshtresën e vetëdijes së tij trashëgiminë atërore.

Ky njeri njëlloj si etërit që përdornin hanxharët, që edhe shkelnin ligjet dhe çdo gjë në veprimin e tyre, edhe ky përdor tani një krim të rrjetëzuar në mënyrën më të paimagjinueshme, kundër lirisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët kujtojnë se janë të lirë. Jo s’janë të lirë.

Ky është aspekti i nëndheshëm. Ky sot ka përqendrimin e të gjitha pushteteve.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco