Berisha: Havzi Nela - gjeni i kurajës njerëzore, simbol në historinë e mendimit të lirë!

Berisha: Havzi Nela - gjeni i kurajës njerëzore, simbol në historinë e mendimit të lirë!

11:38, 11/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, bëri sot vlerësimet më të larta për figurën e Havzi Nelës, poetit desident që u ekzekutua me varje nga diktatura në 10 gusht 1988. 

Në takimin pëkujtimor që organizoi Partia Demokratike dhe ku ishte e pranishme edhe bashkëshortja e poetit të ndjerë, Berisha e pa Nelën në të gjitha dimensionet e tij, që i tejkalonin ato të një poeti në një kohë të errët.

"Havzi Nela dhe ju të tjerët që jeni sot këtu, në një kohë të tillë, shumë të ngjashme, identike - burgu ishte i sigurtë. Por nëse tejkaloheshin edhe me fjalë disa standarde që diktatura i dënonte me dënim kapital, kishte dhe dënim kapital, - tha Berisha. - Në këtë kontekst, Havzi Nela ishte një gjeni i kurajës njerëzore."

"Në udhëtimin e një intelektuali mes konformizmit dhe qëndresës ai zgjodhi qëndresën dhe qëndroi i pamposhtur në çdo rrethanë. 

Havzi Nela, është një simbol i ndritur, është një simbol nga më të arrirët në historinë e lirisë, të mendimit të lirë, dhe është një poet universal. Poetët, shkrimtarët kanë gjithmonë dimensionin e tyre universal. I gjithë dimensioni universal i Havzi Nelës ishte dinjiteti dhe liria e kombit, dinjiteti njerëzor. Ishte dhe Kosova. Në kohën e Havzi Nelës, Kosova  ishte e ndaluar.

Unë linda dhe u rrita në Tropojë, por librat e mi flisnin për Mongolinë dhe për Kosovën, asnjë fjalë. E ndaluar, nuk kishte fjalë. Fatmirësisht që familjarët nga mëngjesi në darkë flisnin vetëm për Kosovën, por Kosova ishte e ndaluar.

Havzi Nela i kushton asaj mijëra vargje. Në këtë kontekst ai është një simbol i ndritur, një tribun lirie, por edhe një simbol i ndritur i mendimit intelektual, fuqisë së poezisë. 

Elegjia e tij, ‘Ejani të vajtojmë Shqipërinë’ është një nga elegjitë më të bukura të letrave tona. E tillë është edhe ‘Saharaja’ e Vilson Blloshmit. 

Ajo që të bën përshtypje është se tek sinteza që i bëjnë, godasin me guxim dhe të dy e paguan me jetë, të gjitha aspektet e atij regjimi. Izolimin total, mungesën e lirive.

Havzi Nela është gjeni guximi" nënvizoi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco