Taulant Balla: Nuk më gëzojnë 'sukseset' e gjobave, por ndjesia që marrin qytetarët se po zbatojnë rregullat

Taulant Balla: Nuk më gëzojnë 'sukseset' e gjobave, por ndjesia që marrin qytetarët se po zbatojnë rregullat

12:54, 10/08/2023
A+ Aa A-

Duke dashur të fshehë urdhërin për normat e gjobave që u vendosen policëve, ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka thënë se i duket shembull pozitiv vendosja e gjobave nga p[olicia rrugore dhe se qytarët ndihen të kënaqur nga kjo gjë pasi përjetojnë ndjenjën e zbatimit të ligjit. 

“Policia do të ketë një nivel tjetër komunikimi me qytetarët, pa zbehur tolerancën zero për “shkelësit arrogantë” të rregullave të qarkullimit rrugor. Po ju sjell në vëmendje se një ndër burimet e trafikut në Tiranë janë edhe parkimet e gabuara mu në mes të rrugës apo drejtimi i mjetit duke përdorur njëkohësisht edhe telefonin. Këto shkelje të Kodit Rrugor janë të ndërshkueshme dhe nuk duhet të tolerohen“, shkruan ministri në një shënim në rrjetet sociale.

“Nuk më gëzojnë “sukseset” e gjobave, por ndjesia e qytetarëve se duhen zbatuar rregullat, jo pse është polici pas kthesës apo semaforit, por sepse kështu mbrojmë jetët e të gjithëve“, thekson Balla.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco