'35 vite pas, asnjë ndjesë nga Edi Rama, i biri i Kristaq Ramës që firmosi ekzekutimin e poetit Nela'

'35 vite pas, asnjë ndjesë nga Edi Rama, i biri i Kristaq Ramës që firmosi ekzekutimin e poetit Nela'

11:37, 10/08/2023
A+ Aa A-

Sot mbushen 35 vjet nga 10 gushti i vitit 1988 kur në mes të qytetit të Kukësit, regjimi diktatorial vari në litar poetin desident Havzi Nela.

Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka publikuar në fb sot përsëri, dokumentin e firmëtarëve që kërkuan dënimin e tij me vdekje dhe ndër ta rezulton emri i Kristaq Ramës, atëhërë anëtar i Presidiumit, i ati i kryeministrit të sotshëm të Shqipërisë që aspiron integrimin në BE.

“35 vite pas, asnjë ndjesë nga Edi Rama, i biri i Kristaq Ramës që firmosi vendimin e ekzekutimit të poetit Havzi Nela,” nënvizon me revoltë deputetja demokrate në shënimin e saj. “35 vite pas, vargjet e Havzi Nelës mbeten kushtrim për mosnënshtrim ndaj regjimit që bijtë e etërve kanë rivendosur në Shqipëri.”

Në vazhdim, poezia më e njohur e poetit:

O Liri, O Vdekje

Nuk them se jam trim, jo as frikacak,

Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;

Vdekja për liri nuk më tremb aspak,

S’e duron robninë zemra e nji trimi?!

Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!

Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!

T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,

Kët s’ia fali vetes, kjo m’ban me u mendue.

Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?

Veç me përtyp bukë, me u rropatë si kalë?

Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,

Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.

Deri kur durim, deri kur me shpresë?

Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk due.

Me durim e shpresë nuk due të vdes.

Si jeta dhe vdekja duhen meritue.

S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri

Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.

Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!

Liria më thërret, vdekja nuk më tund.

                          (Havzi Nela, Arrën, nandor 1987)

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco