'Shpifja-kulla 100 katëshe u bë qira shtëpie', Shkëlzen Berisha: Revoko lejen ose haje me 'nder'

11:13, 10/08/2023
A+ Aa A-

Shkëlzen Berisha ka hedhur poshtë aludimet e mediave pranë qeverisë se është një nga pronaret e kulles që i është dhënë leja për tu ndërtuar mbrapa Teatrit të Operas dhe Baletit. Në një reagim në facebook, Shkëlzen Berisha shkruan se nga pronar i kullës, akuzat u degraduan si një qiramarrës në një nga pronarët e këtij projekti, si dhe paralajmëron padi penale për të gjithë ata që shpifin pa fakte.

SYRI TV

Shkëlzen Berisha ka hedhur poshtë aludimet e mediave pranë qeverisë se është një nga pronarët e kullës që i është dhënë leja për tu ndërtuar mbrapa Teatrit të Operas dhe Baletit. Në një reagim në rrjetet sociale, Shkëlzen Berisha shkruan se nga pronar i kullës, akuzat u degraduan si një qiramarrës në një nga pronarët që ka marrë lejen e ndërtimin me firmën e Veliajt dhe Ramës për këtë projekt. Shkëlzen Berisha ka paralajmëruar dhe një padi penale për të gjithë ata që shpifin pa fakte.

Reagimi:

‘SHPIFJA - KULLA 100 KATESHE U BE QERA SHTEPIE’

Shpifja konsumon veten!

Kjo u vërtetua edhe këto ditë kur shpifja për financim kullash 100 katëshe e resortesh në bregdet u kandis në një qera shtëpie!

Që kur jam kthyer në Shqipëri para 17 vjetësh kam zgjedhur të jetoj gjithmonë me qera! Përgjatë gjithë këtyre viteve, ku kam ndërruar tre herë banesë, njëlloj si shumica e qeramarrësve përveç qerasë nuk kam pasur asnjë mardhënie pune me qeradhënësit!

Përgjegjësia e qeramarrësit është të paguajë qeranë jo të kontrollojë punët, financat dhe bizneset e qeradhënësit.

E njëjta gjë vlen dhe për banesën aktuale dhe pronarin e saj! Përtej tentativës që nga ortak në kullë, më bënë qiraxhi qyls, si Rama dikur te Dash Peza në Pezë, e më pas tek Mihal Duri , i siguroj që qeranë e kam deklaruar e paguar me bankë sepse nuk kam patur fatin e Ramës për ta paguar në natyrë apo me klering me leje ndërtimi!

Për financime kullash dhe resortesh shpifësit do kenë mundësi të përballen me shpifjet e tyre në gjykatë! Sa për Ramën që përmes tualeteve të tij mediatike thotë se për kullat që ai dhe Veliaj firmosin si të ishin “shërbëtorët” e mi të bindur, fajin e ka Shkëlzeni, sfida mbetet e hapur Revoko leje ose haje me “nder”!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco