Shqipëria e Boratit që flirton me trafikun e drogës dhe vrasja në Ekuador

Shqipëria e Boratit që flirton me trafikun e drogës dhe vrasja në Ekuador

11:03, 10/08/2023
A+ Aa A-

"Një model i frikshëm për të ardhmen..."

Nga Erion Dasho

Ekuadori ka qënë një vend relativisht i qetë dhe pa telashe në Amerikën Latine. Kjo situatë ka ndryshuar në vitet e fundit, gjatë të cilëve Ekuadori është bërë një nga qendrat më të mëdha të transportit të kokainës kolumbiane.

Portet ekuadoriane tani janë qendra të luftës së bandave dhe vrasjet janë të përditshme (le të hanë kokat me njëri-tjetrin do të thoshte Borati). Problemi është se dje u vra një nga kandidatët për president të vendit që konkurronte me një agjendë antikrim dhe antikorrupsion.

Shqiptarët e njohin shumë mirë Ekuadorin. Zyrtarisht, Ekuadori mund të jetë partner tregtar i papërfillshëm tregëtar, por kokaina që "çunat e shkathët" shqiptarë sjellin në Durrës dhe në porte të tjerë europianë, e ka origjinën pikërisht në Ekuador. Jo rrallë, "çunat e shkathët" kanë përfunduar viktima të atentateve dhe një pjesë jo e vogël kanë humbur dhe jetën.

* * *
Një shtet i dobët e ka të pamundur bashkëjetesën me krimin, sidomos me krimin e organizuar ndërkombëtar. Rasti i Ekuadorit flet shumë qartë, për të mos folur për pamundësinë edhe të shteteve shumë herë më të mëdhenj si Meksika dhe Kolumbia për ta mbajtur nën fre krimin.

Shqipëria e Boratit po flirton prej vitesh me trafikun e drogës duke krijuar një situatë tejet të rrezikshme për shqiptarët dhe duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e vendit.

Ai që kam më tepër frikë, është fakti se situata mund të ketë dalë tashmë nga kontrolli dhe të jetë bërë e pamenaxhueshme...
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco