SYRI TV/ 'Afera e djegësve është monstruoze', Meta: Djegësi u sekuestrua, pagesat vijojnë

16:08, 09/08/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje SPAK që të vendosë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e aferës se inceneratorëve. Ai denoncoi faktin se pagesat ende vijojnë pavarësisht sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës. Meta deklaroi se operacioni ‘Metamorfoza’ si dhe kultivimi i drogës brenda repartit ushtarak në Zall Herr, dëshmojnë lidhjet e krimit me drejtuesit e policisë fajtor për të cilat është Edi Rama.

SYRI TV

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka denoncuar faktin se pavarësisht sekuestrimit të inceneratorit inekzistent të Tiranës pagesat ende vijojnë normalisht. Ai i ka bërë thirrje SPAK që të vendosë para drejtësisë përgjegjësit e kësaj afere kriminale, që siç tha ai, janë në krye të qeverisë.

Meta deklaroi për gazetarët se operacioni ‘Metamorfoza’ si dhe kultivimi i drogës brenda repartit ushtarak në Zall Herr, dëshmojnë lidhjet e krimit me drejtuesit e policisë fajtor për të cilën është Edi Rama.

Kreu i Partisë së Lirisë bëri thirrje që opozita duhet të rrisë nivelin e bashkëpunimit në mënyrë që të përballojë kete grup të strukturuar kriminal që është në krye të shtetit që të kriminalizojë gjithë shoqërinë shqiptare.

Tirana dhe gjithë qarku vijojnë paguajnë për një shërbim që nuk ekziston. SPAK të vazhdojë punën për të zbardhur përgjegjësit e aferës kriminale në krye të qeverisë, së dyti të shpëtohet para publike taksat e qytetarëve.

Metamorfoza dhe droga në repart….Të dyja këto tregojnë se në çfarë situate të rëndë është siguria kombëtare. Elementët e botës së krimit kontrollojnë drejtuesit e policisë. Marrin info. Ka vetëm një autor, Edi Rama.

Kemi të bëjmë me një përpjekje të këtij grupi kriminal në krye të shtetit që kërkon të kriminalizojë shoqërinë.

Kjo shifet te kursi. Euro si rezultat i aktiviteteve kriminale jashtë vendit. Opozita duhet të ndërgjegjësohet dhe të rrisë nivelin e bashkëpunimit për të përballuar që ky grup i strukturuar të kriminalizojë shoqërinë.

Afera e inceneratorëve, Për kullat e dimë kush i jep lejet, dhe si dëmtohen qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco