SYRI TV/ Projektligji për taksën e pasurisë rëndon qytetarët, vlera e pragut maksimal ndahet në 4 kategori

14:59, 09/08/2023
A+ Aa A-

Përmes Pr/ligjit për taksën e pasurisë qeveria do të rëndojë edhe më shumë xhepat e qytetarëve. Taksa do të vendoset mbi të gjithë pasuritë e paluajtshme, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të tyre. Vlera e pragut maksimal sipas pr/ligjit ndahet në 4 kategori, ku në në Tiranë është vendosur të jetë jo më shumë se 4.5 milionë lekë. Nëse taksa nuk paguhet, ligji parashikon gjoba dhe kamatëvonesa.

SYRI TV

Qeveria vijon të vjelë taksa nga qytetarët. Pr/ligji për taksën e pasurisë parashikon që taksa të vendoset mbi të gjithë pasuritë e paluajtshme, të cilat ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të tyre. Neni 8 i këtij pr/ligji parashikon që për banesën ku rezidenti jeton, të ketë zbritje të barabartë me 50% të vlerës së vlerësuar të banesës së parë, por në çdo rast, jo më shumë se pragu maksimal i zbritjes i përcaktuar në shtojcën 1 të këtij ligji apo pragu maksimal i vendosur nga Këshilli Bashkiak. Në shtojcën nr.1 është paracaktuar edhe vlera e pragut maksimal e cila ndahet në 4 kategori.

Kategoria I në Tiranë, pragu është jo më shumë se 4.5 milionë lekë.

Kategoria II ku vlera e pragut maksimal është jo më shumë se 3 milionë lekë

Kategoria III ku pragu maksimal është jo më shumë 1,500,000 lekë

Kategoria IV që përfshin Fushë Arrëz dhe Memaliaj ku pragu maksimal është jo më shumë se 750.000 lekë.

Taksa e pronës është e detyrueshme dhe nëse nuk paguhet, ligji parashikon gjoba dhe kamatvonesa, duke i dhënë kompetencën Bashkisë për të mbledhur me forcë detyrimet e papaguara tatimore. Po kështu nëse taksapaguesi nuk paguan detyrimet tatimore do të ketë sanksione deri në pezullim të ofrimit të shërbimeve të caktuara nga bashkia.

Në nenin 26 përcaktohet se ai që nuk paguan taksën e pasurisë deri në ditën e fundit për pagesë, i vendoset gjobë sa 10% i taksës së papaguar, ndërsa debitorit i cili nuk paguan taksën deri në ditën e fundit për pagesë, i vendoset gjobë sa 20% i taksës së papaguar, por në çdo rast, jo më pak se 2,000 lekë. Po kështu me detyrim për pronarin është vetëdeklarimi për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme në Kadastrën Fiskale.

Ekspertët kanë vlerësuar se kjo formulë e re që reflekton rritjen e taksave që paguhen për posedimin e pronës, si për individët, ashtu edhe bizneset, do të ndikojë negativisht në të ardhurat e qytetarëve dhe çmimet e pronave, çka sjell automatikisht edhe rritje të tarifave vjetore. Taksat po shtohen në nivele të larta dhe pasojat do të bien kryesisht mbi qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco