Banorët e Fierzës ngrihen në protestë kundër guroreve, rrezik për fëmijët dhe natyrën

Banorët e Fierzës ngrihen në protestë kundër guroreve, rrezik për fëmijët dhe natyrën

09:01, 09/08/2023
A+ Aa A-

Banorët e Fierzës në Tropojë sot janë ngritur në protestë kundër shfrytëzimit pa kriter të materialeve inerte anës rrugës dhe ndërtimit të fabrikës së bitumit, pranë ujësjellësit të kësaj njesie, vetëm 50 metra larg rrugës nacionale Fierzë-sheshi i trageteve - Bajram Curri, njofton SYRI TV.

Sipas banorëve, këto gurore po dëmtojnë edhe turizmin duke shkaktuar ndotje të ambientit e shkatërrim të habitatit natyror të maleve.

Banorët janë ngritur disa herë në protestë, por puna në njërën nga guroret nuk është ndërprerë, ndonëse banorët thonë se ata nuk kanë asnjë dokumentacion ligjor për ta ushtruar këtë aktivitet.

Banorët ngrenë edhe shqetësimin e fëmijëve që shkojnë në shkollë nga kjo rrugë, ndiejnë rrezikun nga makineritë e rënda që transportojnë materialet inerte.

Ndërkohë edhe turizmi malor është i kërcënuar, siç është rasti i bujtinës Adora, e cila prej vitesh ushtron aktivitetin e saj turistik, por në hyrje të këtij resorti guroret bëjnë gërmimin e faqes së malit, duke shkaktuar zhurma, pluhur e shqetësime për turistët.

Protestuesit kërkojnë nga organet ligjzbatuese të ndërpresin menjëherë këtë aktivitet të paligjshëm e situata të kalojë në normalitet.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco