'Lejen e dha Rama, lekët i mori Veliaj, te paratë e drogës është shitur qeveria'

'Lejen e dha Rama, lekët i mori Veliaj, te paratë e drogës është shitur qeveria'

21:04, 08/08/2023
A+ Aa A-

Qytetarë dhe aktivistë të ''Lëvizja Bashkë'' kanë zhvilluar pasditen e sotme një protestë për të kundërshtuar ndërtimet në lulishten pas Pallatit të Operas në Tiranë.

Qytetarët kanë manifestuar me pankarta në duar edhe para Bashkisë Tiranë ku akuzojnë kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj si autorë të betonizimit të qendrës së kryeqytetit.

“LARG DUART NGA PARKU!” ka qenë moto kryesore e protestës ku nuk mungojnë edhe parrulla të tjera. Sipas aktivistëve mbrojtja e parkut ka nevojë për angazhimin e çdo qytetari të ndershëm.

Aktivistët kanë thirrur para zyrës së kryebashkiakut Veliaj edhe emrin e Ardit Gjoklajt, i cili gjeti vdekjen në landfillin e Sharrës.

Aktivistët i kanë kujtuar edhe ditën e sotme, ashtu siç kanë bërë vazhdimisht, përgjegjësinë e Erion Veliajt për rastin Gjoklaj, i cili jo vetëm bëri gjithçka për ta fshehur si rast, por pushoi nga puna edhe gazetarë dhe mbylli emisione televizive, për të varrosur një ngjarje për të cilën nuk u mbajt përgjegjës kurrë para drejtësisë, por as moralisht.

Kujtojmë këtu drekat e Veliajt me prokurorin Fusha gjatë kohës që ky i fundit kishte çështjen ndaj tij në hetim.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco