‘Inceneratori i Tiranës grup i strukturuar kriminal’/ PL: SPAK të vazhdojë hetimet dhe të shkojë tek pronari i vërtetë

11:33, 08/08/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i PL, Endrit Braimllari në një deklaratë për mediat ka kërkuar që SPAK të vazhdojë hetimet për inceneratorin e Tiranës, në mënyrë që të shkojë tek pronari i vërtetë.

Braimllari tha se në këtë aferë janë dhënë mijëra euro në shkelje të ligjit, nga taksat e qytetarëve.

“Të dy drejtorët e bashkisë kanë dalë garant për dhënien e fondeve, ajo që përbën përfshirjen e Veliajt në këtë aferë të madhe të inceneratorëve. Ai me autoritetin e tij tenton ti ikë llogaridhënies, por ka lënë gjurmë. Kanë shkelur ligjin, firma e tij, emërimi i dy përfaqësuesve, garancia që ata me porosi të Veliajt kanë thënë që nuk është nevoja për të kaluar kontratën, tregon qartë arrogancën e kryebashkiakut. Veliaj është kryetar i këtij grupi të strukturuar kriminal. I bëj thirrje SPAK që të vijë dhe të sekuestrojë bashkinë e Tiranës, pasi Veliaj ka firmosur garancinë për 91 milionë dollarë për këtë aferë dhe nën betim ka mashtruar në komisionin parlamentar, në shkelje të ligjit. SPAK të vazhdojë me këtë proces dhe të shkojë tek koka, pronari i vërtetë i incneneratorit”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco