SYRI TV/ Djegësi, Berisha: MF refuzoi 6 herë kërkesën, Veliaj filloi punimet para se të jepej leja

14:49, 07/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn se është përgjegjës kryesor i aferës me inceneratorin e Tiranës. Në një dalje për mediat, Berisha bëri me dije fakte të cilat tregojnë se si Ministria e Financave refuzoi 6 herë kërkesën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Berisha denoncoi edhe faktin se Erion Veliaj lejoi fillimin e punimeve përpara se të firmosej leja e ndërtimit nga Këshilli Kombëtar I Rregullimit te Territorit.

SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj si përgjegjës për aferën e inceneratorit të Tiranë, pasi ka ndërmarr veprime të cilat kanë qenë në shkelje të ligjeve të vendit. Nga selia blu, Berisha publikoi dokumenta të cilat tregojnë se Ministria e Financave e refuzoi 6 herë kërkesën e Veliajt për  ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, i cili edhe pse ende nuk ekziston si objekt, për të janë dhënë miliona euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Sali Berisha denoncoi edhe faktin se për të ccuar përpara aferën me inceneratorin, Erion Veliaj lejoi fillimin e punimeve përpara se të firmosej leja e ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit.

Berisha theksoi se  afera e inceneratorëve nuk mund të mbyllet vetëm si një aferë familjare e Ahmetajt, si dhe shtoi se opozita e ka denoncuar me prova se Edi Rama, Erjon Veliaj, Engjell Agaçi dhe Artur Metani jane pronaret reale të inceneratorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco