‘Veliaj-Bllako i thurnin lavde njëri tjetrit’/ Berisha: Firma e kryebashkiakut, si vendim i KB

‘Veliaj-Bllako i thurnin lavde njëri tjetrit’/ Berisha: Firma e kryebashkiakut, si vendim i KB

12:27, 07/08/2023
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur edhe te firma e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për inceneratorin e Tiranës.

Berisha theksoi se kjo firmë e Veliajt ka probleme në aspektin penal pasi është paraqitur si vendim i Këshillit Bashkiak në një kohë kur ky vendim nuk ka ekzistuar kurrë.

Sipas Berishës, Erion Veliaj i ka dërguar shkresë mikut të vetë Alqi Bllako, ku Bllako i thotë se është marrë vendimi i Këshillit të Qarkut në një kohë kur bashkitë e tjera nuk ishin pyetur.

Berisha: Ky mashtrim i Erion Velisë ka së pari në aspektin penal pasi është paraqitur si vendim i Këshillit Bashkiak në një kohë kur ky vendim nuk ka ekzistuar kurrë.

Së dyti Erion Veliaj i ka dërguar shkresë mikut të vetë Alqi Bllako, a e keni parë një video ku Erioni dhe Alqi Bllako i thurin lavde vjedhjes së tyre njëri tjetrit në mënyrë të shpifur, ku Alqi Bllako i thotë se është marrë vendimi i Këshillit të Qarkut në një kohë kur bashkitë e tjera nuk ishin pyetur.

Por thellohet edhe më tej, ka një moment në komisionin për shpalljen e fitus të koncesionit. Në këtë komision kryetarja e saj Ballgjini, një titullare në Ministrinë e Mjedisit, kërkon të mos miratohet koncesioni meqënëse nuk ekziston vendimi i Këshillit Bashkiak por vetëm firma e Erion Velisë e cila nuk përfaqësonte Këshillin Bashkiak për financimin.

Dy, të deleguarit e Erion Velisë nën diktatin e tij garantojnë komisionin se është krejtësisht se është mendimi i Këshillit dhe firma e Velisë është dhënë pasi është marrë vendimi i Këshillit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco