Firma që ka tmerruar Veliajn për inceneratorin e Tiranës

Firma që ka tmerruar Veliajn për inceneratorin e Tiranës

11:44, 07/08/2023
A+ Aa A-

Erion Veliaj ka ndërsyer të gjitha mediat që i ka ushqyer me paratë e inceneratorit dhe kullave të hidhen në sulm për kullat e Tiranës, lejet e të cilave i lëshon ai dhe shefi i tij.

Erion Veliaj nuk i fshihet dot firmës kriminale që ka hedhur për mega-aferën e inceneratorit të Sharrës.

Firma që djeg Veliajn bashkë me mbetjet është halli i tij më i madh.

Si u zbulua autorësia e Veliaj në aferën e shekullit?

Ministria e Mjedisit, nëpërmjet një shkrese të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i asaj kohe, Alqi Bllako, i drejtohet kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke i kërkuar dakordësinë për projektin, për të cilin ky i fundit ishte informuar që në Qershor 2016 –

Pra, Veliaj është në dijeni të inceneratorit të Tiranës që prej vitit 2016.

Ai në shkelje të plotë të ligjit, pa thërritur Këshillin Bashkiak (sikundër ia kërkon Ligji për Pushtetin Vendor) dhe pa e miratuar këtë projekt në të, jep dakordësinë e tij shoqëruar me një tabelë ku paraqiteshin detyrimet e bashkisë Tiranë për këtë projekt.

Kjo firmë e Veliaj, në kundërshtim me ligjin, i dha mundësi projektit të impiantit të mbetjeve në Tiranë që të financohej jo nga Buxheti i Shtetit në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por në mënyrë indirekte, nga Buxheti i Shtetit përmes Transfertave të Pakushtëzuara drejtuara Bashkisë Tiranë.

Ndërkohë që po organizoheshin procedurat, Ministri Arben Ahmetaj ka marrë një shkresë përgjigje nga Ministria e Mjedisit që i bashkangjit shkresën aprovuese të bashkisë Tiranë.

Prej të paktën 5 vitesh, Erion Veliaj paguan tarifën 29 euro për ton mbeturina të depozituar në landfillin privat të “Integrated Energy bv” në Sharrë. Taksa që ua shpërdoron qytetarëve të Tiranës në mënyrë të kundraligjshme.

Kjo tarifë përfshin procesin e depozitimit, ndarjes dhe incenerimit të mbetjeve urbane. Ndarja dhe incenerimi nuk kryhen, janë procese fiktive.

Incenerimi në landfillin e Tiranës nuk kryhet, pronarët e incenerstorit janë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, kjo tashmë është katërcipërisht e vërtetuar.

Megjithatë, Bashkia e Tiranës vijon të paguajë tarifën e plotë 29 euro/ton mbeturina.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një auditim të kryer në vitin 2022, me titull ‘Inceneratori i Tiranës”, kërkoi nga autoritetet qeveritare dhe Bashkia e Tiranës që të negocionin me kompaninë koncesionare për të zbritur nga tarifa vlerën e procesit të incenerimit, përsa kohë ai nuk kryhej.

Rekomandimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit është injoruar dhe Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj vijon të paguajë faturën e plotë për një shërbim gjysmak.

Në videon më poshtë do të keni mundësi që të dëgjoni kur Veliaj dhe Bllako i thurnin lavde njëri - tjetrit.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco