Berisha: 3 raste që qeveria po ndikon hetimin për vjedhjen e shekullit

10:27, 04/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me aferën e inceneratorëve, duke i treguar shqiptarëve tre raste që qeveria po ndikon hetimin për vjedhjen e shekullit.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka theksuar se kërcënimet me jetë ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe familjarëve të tij deri te fëmijët, presioni i madh që po ushtrohet ndaj ekipit të hetimit të vjedhjes së shekullit, si dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i cili është një nga përgjegjësit kryesorë të aferës së djegësave në Shqipëri, janë tre rastet që konfirmojnë se qeveria po ndikon hetimin.

'Stop kërcënimeve mafioze', shkruan Berisha në Facebook. 

Berisha: Së pari unë u informoj se prej 3 javësh, breshëri kërcënimesh me jetë, me jetën e tij, të prindërve dhe familjarëve të tjerë, fëmijëve vërshojnë  nga të katërta anët drejt Arben Ahmetajt. Këto kërcënime kriminale dëshmojnë tmerrin dhe datën që Arben Ahmetaj u ka kallur Edi Ramës, Erion Velisë, si bosët më kryesorë të vjedhjes së shekullit.

Sipas burimeve origjinale, po ushtrohet presion i madh ndaj ekipit të hetimit të vjedhjes së shekullit.

Në këtë kontekst kërkoj të hetohet çdo kontakt i cilit do punonjës me ekipin e hetimit të vjedhjes së shekullit, të cilat kontakte që mbartin në potencial mesazhe për prokurorët dhe hetuesit e kësaj çështje nga kupola qeveritare e mafies së plehut.

Kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani i cili është ligjërisht dhe penalisht një nga përgjegjësit kryesorë të aferës së djegësave në Shqipëri.

Artur Metani, informoj shqiptarët, se është njeriu që sëbashku me Engjëll Agaçin që ka marrë pjesë në arsyetimet më antiligjore që qëndrojnë në bazë të vendimeve të  Këshillit të Ministrave dhe ministrive të tjera.

Artur Metani, ish-drejtuesi i Departamentit Juridik të Këshillit të Ministrave, i cili është para qytetarëve shqiptarë gardiani kryesorë i respektimit të ligjeve dhe akteve të mëparshme nënligjore në vendimet e Këshillit të Ministrave.

Bashkë me Agaçin ata kanë legjitimuar një procedurë që kurrë nuk është gjë tjetër veçse procedurë krimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco