Vokshi: SPAK të hetojë koncesionin e Check Up, mbi 60 milionë euro janë zhdukur nga buxheti shtetit

17:35, 03/08/2023
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur mbi tenderat korruptim që janë dhënë në shëndetësi ishte deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Vokshi është shprehur se në koncesionin e Check Up të dhënë nga ministria e shëndetësisë është shkaktuar një dëm prej 60 milionë eurosh ku nuk dihet se ku kanë përfunduar pasi nuk ka asnjë informacion se si janë kryer 450 mijë Check Up në vit.

Ne e kemi kundërshtuar koncesionin e  Check Up në mënyrën se si po hartohej, e kemi kundërshtuar në komisione parlamentare dhe e kemi dërguara në prokurori për të bërë një kallëzim që të hapej një hetim për këtë. Prokuroria e ka mbyllur pas tre vitesh hetime të kryer nga ajo. Në vitin 2020 kemi bërë një kallëzim tjetër në SPAK pas evidentimit të fateve të tjera të reja për falsifikimin e analizave të Check Up pra atyre u duhej që të arrinin kuotën 475 mijë që ju nevojitej Vilma NUSHIT.

Ky është një koncesion që u hapi rrugën koncesioneve të tjera në shëndetësi ku përveç parave që u shkojnë privat, ku në fakt ajo është mikeshë dhe sponsore e Ramës nuk është bërë për ti shërbyer publikut, janë mbi 60 milio0në euro që kanë dalë nga buxheti i shtetit dhe nuk kemi asnjë rezultat se çfarë është bërë me këto para.

Nga nisja e implementimit para 7 vitesh të këtij koncesioni nuk ka asnjë referencë dhe nuk  kemi asnjë informacion se ku kanë shkuar paratë. Procesi i hartimit të termave të referencës të këtij koncesioni është bërë në interes të Vilma Nushit që ajo ta fitonte tenderin. Në procesin e tenderimit të gjitha hapat e ndjekura janë në shkelje flagrante të ligjit pasi ju dha një ofertuesi 20% më të lartë se ofertat e tjera dhe ky dëm në buxhetin e shtetit e konfirmuar dhe nga KLSH. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj03/08/2023 22:03

A vërtetë nuk e di për 60 mln?!!! E di edhe luli me l të vogël si njeri e l të madhe si qen-njeri... lutem mos të ofendohen qentë!

Shto koment

Denonco