Pollo: Inceneratorët marrin akoma para, të cilat do shkojnë te administratori i ri i qeverisë së 'klodëve'

17:05, 03/08/2023
A+ Aa A-

Genc Pollo ish deputet i PD, i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv komentoi sekuestrimin e inceneratorit .

Pollo u shpreh se vazhdojnë të derdhen para, pagesa që bëhen për shërbime që nuk egzistojnë por këto para nuk shkojnë në llogari të Klodëve por në llogari të një administratori të emëruar po nga e njëjta qeveri që emëroi Klodët.

Kujtoj komisionin hetimor që ndoshta solli apo jo gjëra të reja, por përgjegjësin e inceneratorëve, kryeministrin, e vuri para përgjegjësisë dhe llogaridhënies, të cilën ata nuk e kanë me shumë qejf. Dhe materiale interesante të dala dhe të analizuara nga dëgjesat i paraqiti në Prokurori dhe mendjen se ka bërë kështu një kontribut në hetimin nga ana e SPAK të këtij mega skandali.

Në Kuvend mund të ketë akoma për të bërë , mund të ketë diskutime, konferenca shtypi, postime në Facebook, por forcën më të madhe e kanë kur bëhen me organet përfaqësuese, dhe këtu dalim te Këshillat Bashkiak që më në fund , janë përsëri me përfaqësimin e opozitës dhe janë këto Këshilla Bashkiakë që miratuan financime të tmerrshme në favor të kompanisë së inceneratorëve në favor të pronarëve të tyre.

Atëherë, i takon përsëri opozitës të analizojë këto vendime, pagesat që bëhen për shërbime që nuk egzistojnë dhe vazhdojnë të bëhen por nuk shkojnë në llogari të Klodëve por në llogari të një administratori të emëruar nga e njëjta qeveri që emëroi Klodët.

Vazhdojnë të derdhen para nga buxhetet bashkiake, në favor të këtyre kompanive gjë që është një skandal i madh brenda një skandali shumë të madh sepse këto shuma që përkthehen në miliona mund të shkonin për gjëra të rëndësishme për komunitetin.

Prandaj duhet që në fillim të sezonit në shtator, Këshilltarët Bashkiakë duhet  të kërkojnë ndryshim dhe anulim të vendimeve për inceneratorin, të ngrejnë komisione kur duhet.

Pra këtë përgjegjësi të madhe që qytetarët i kanë besuar ta përmbushin në këtë rast të veçantë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco