SYRI TV/ 'Ligji Gjinushi', Zhupa takon presidentin: E informova për procedurat antiligjore të PS-së

15:28, 03/08/2023
A+ Aa A-

Deputetja e PD Ina Zhupa takoi këtë të enjte Presidentin Bajram Begaj, të cilin e njohu me procedurat antiligjore të ndjekura nga qeveria për projektiligjin e Akademisë së Shencave, teksa i kërkoi të mos e dekretojë. Në një prononcim për gazetarët, Zhupa u shpreh se ky projektligj është bërë me porosi për ti zgjatur mandatin Skënder Gjinushit, ndërsa listoi të gjitha shkeljet që nga hartimi e deri tek votimi me urgjencë në Kuvend.

SYRI TV

Depyetetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa takoi këtë të enjte Presidentin e Republikës, Bajram Begaj   të cilit i kërkoi të mos dekretojë ligjin për disa shtesa në Akademinë e Shkencave. Në një prononcim për gazetarët pas takimit, Zhupa u shpreh se njoftoi presidentin për të gjitha shkeljet ligjore dhe procedurat e ndjekuara nga qeveria për projektligjin që sipas saj është bërë me porosi për ti zgjatur mandatin Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së shkencave.

Zhupa shprehu besimin se kreu i shtetit do të marrë parasysh provat dhe faktet e paraqitura prej saj para se të vendosë për ti dhënë apo jo dritën jeshile projektligjit të miratuar me shpejtësi në seacën e fundit plenare me votat e maxhorancës.

Më herët Zhupa është shprehur se do të ndjek çdo hap ligjor për kundërshtimin e projektligjit teksa paralajmëroi dërgimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco