Falimentoi Ujësjellësin e Durrësit/ Krijohet shoqëri e re me po të njëjtin administrator që mbyti në borxhe të parën

Falimentoi Ujësjellësin e Durrësit/ Krijohet shoqëri e re me po të njëjtin administrator që mbyti në borxhe të parën

17:47, 02/08/2023
A+ Aa A-

Keqadministrimi ka çuar në faliment Ndërmarrjen e Ujësjellësit Durrës (UKD), një nga më të mbështeturat me hua dhe grante nga donatorët.

Vendimi për likuidimin e shoqërisë u mor më 18 maj të këtij viti pasi ndërmarrja e qytetit bregdetar ishte zhytur në borxhe dhe nuk kishte me asete, thuhet në vendimin që Asambleja e Aksionareve të Shoqërisë ka bërë për falimentimin. Punëtorët dhe aktiviteti i kompanisë transferohen në një tjetër shoqëri ujësjellës kanalizimesh të regjistruar vitit që shkoi. Ajo qe bie në sy është se shoqëria e re e ujësjellës kanalizime e Durrësit ka të njëjtin administrator Spartak Kovaçin, i cili ka udhëhequr kompaninë tashmë të falimentuar të ujësjellësit të Durrësit.

 

Image

Image

 

Edhe pse çmimi i ujit të pijshëm në Durrës është nga më të lartit në vend, të dhënat nga bilanci tregojnë se humbjet UKD-së u dyfishuan gjatë vitit të kaluar duke arritur në mbi 1 miliardë lekë afërsisht 10 milionë euro, nga 535 milionë lekë (5 mln euro) që ishin në vitin 2021, sipas të dhënave të raportuara në bilancin zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të biznesit./ BallkanWeb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco