'Nuk i njoh'/ Gënjeshtrat e Veliaj për kompaninë e inceneratorëve, në vitin 2019 inaguroi kopshtin e dhuruar nga Integrated Energy B.V SPV

'Nuk i njoh'/ Gënjeshtrat e Veliaj për kompaninë e inceneratorëve, në vitin 2019 inaguroi kopshtin e dhuruar nga Integrated Energy B.V SPV

17:26, 02/08/2023
A+ Aa A-

Erion Veliaj ka bërë çmos që të largojë nga vetja përgjegjësinë për aferën e inceneraorit të Tiranës. Por mesa duket SPAK ka hetuar me detaje dhe do të ketë së shpejti një përfundim. 

Përveç punës që duhet të bëjë drejtësia për këtë rast, një pjesë tjetër që ka rëndësi janë mashtrimet publike që ka bërë Veliaj për të larguar nga vetja përgjegjësitë. 

Lajmet për përfshirjen e Veliaj në këtë aferë janë censuruar në mënyrë të pashembullt nga shumica e mediave.

Veliaj personalisht ka gënjyer në Komisionin Hetimor Parlamentar kur është pyetur nëse ka njohje apo jo me Mirel Mërtirin.

Pjese nga seanca në Komisionin Hetimor Parlamentar: 


Tabaku: A e njihni Klodian Zoton apo Mirel Mërtirin?

Veliaj: E kam parë në fotografi me Gert Bogdanin që ka qenë në atë kohë drejtues i marrëdhëive me jashtë në PD.

Tabaku: A keni bërë udhëtime me ta?

Veliaj: Nuk kam bërë asnjë udhëtim, por jam informuar për udhëtimin e tyre në Zimbabve me zyrtarë të PD.
Tabaku: A keni pasur komunikim me telefon?
Veliaj: Nuk kam kryer asnjë udhëtim apo komunikim. Jam njohur nga mediat se drejtues të PD-së kanë udhëtuar me ta. Pra, nëse i njoh vetëm përmes medias me udhëtimin e tyre në Zimbabve. I njoh vetëm nga portalet për udhëtimin e tyre në Zimbabve me drejtues të PD.

 

Pra, ai ka deklaruar disa herë se nuk i njeh bosët e kompanisë së inceneratorëve, por pas një vëzhgimi të thjeshtë kjo rezulton një gënjeshtër e pastër. 

Më 28 Shtator 2019 Erion Veliaj ka qenë në zonën e Kombinatit ku ka përuruar çeljen e një kopshti 

Kjo çerdhe dhe kopësht i është dhuruar Bashkisë së Tiranës nga kompania “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k., e cila sipas SPAK rezulton me pronarë de facto  Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, dy bosët e inceneratorëvem të cilët Veliaj thotë se i ka parë vetëm në fotografi.

Siç duket në këtë rast Veliaj nuk ka vepruar sipas një fjalë të urtë popullore e cila thotë: Gënjeshtari duhet të ketë memorie të fortë. 

Image

Foto nga inagurimi i kopshtit të dhuruar nga Integrated Energy BV SPV

Pyetja që Veliaj duhet t’i japë përgjigje është: A kishte dijeni Erion Veliaj për kompaninë që po i dhuronte kopshtin Bashkisë Tiranë?
Çfarë e lidhte këtë kompani me Bashkinë Tiranë që i dhuroi asaj një kopësht? Thjesht i lindi në zemër, gjë që nuk rezulton se kompania në fjalë të ketë aplikuar në raste të tjera aktivitet me natyrë humanitare, apo kjo “dhuratë” për bashkinë ishte një qokë për milionat e eurove që bashkia i ka dhënë asaj për një punë të pa kryer?

A ka njeri të besojë se kryetari i bashkisë Veliaj nuk ka patur informacion  rreth kompanisë që po dhuronte kopshtin dhe pronarëve të saj?

Ky kryebashkiak që kujdeset të mbajë mend e të informohet për çdo emër rruge edhe të fshatit më të largët, nuk qenka informuar për diçka kaq madhore?

Kur nuk ke turp thuaj ç’të duash, gënje sa të duash, por Veliaj, ashtu si çdo gënjeshtar tjetër duhet të dijë se edhe gënjeshtra ka protokollet e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco