SYRI TV/ Zhvleftësimi i Euros brenda ditës, Konfindustria: Dyshime për spekulime në tregun financiar

15:20, 01/08/2023
A+ Aa A-

Konfindustria reagoi lidhur me zhvleftësimin të  euros me 4 pikë brenda ditës, ku hedh dyshime për spekulime të përmasave të mëdha në tregun valutor.  Në një deklaratë për mediat, Konfindustria deklaron se pasojat e spekulimeve me monedhën euro janë të rënda për bizneset dhe qytetarëve ndërsa i kërkon Bankës së Shqipërsisë të hetojë përgjegjësit dhe të marrë masa të menjëhershme kundër spekullatorëvee në sistemin financiar.

SYRI TV

Konfederata e Industrisë Shqiptare ngre dyshime se pas zhvleftësimit pothuaj me 4 pike të Euros kundrejt Lekut brenda ditës, që zeroi rritjen javore të saj,  fshihen spekulimet e përmaseve të mëdha në tregun tregun valutor me pasoja të rënda për biznesin dhe qytetarët.Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Konindytraa dekkralon se Banka e shqipërisë nuk ka ansjë shpjegim bindës lidhur me zhvleftësimin e monedhës euro, ndërsa i kërtkoi asaj të marrë masa kundër spekullatorëve në sistemin financiar e bankar

Zhvleftësimi është i pashpjegueshëm me të dhënat e ekonomisë formale dhe nuk ka asnjë shpjegim bindës të Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë për shkaqet.Konfindustria i kërkon Bankës së Shqipërisë, që në zbatim të përgjegjësive ligjoretë hetojëpër përgjegjësit e mundshëm dhe të marri masat e nevojshme përkatëse kundër spekullatorëve potencialë aktorë të sistemit financiar, bankar dhe/ose jashtë tij. Gjithashtu, i kërkohet agjensive ekzekutive për tëndjekur me përgjegjësi spekullimet e mundshme në tregun e valutave, dukekontrolluar origjinën e rrymave të parave informale të pranishme.

Konfindustria shprehshqetësimin edhe për ndikimin e fortë negativ të fuqizimit të Lek-ut kundrejt euros në disa prej kategorive të rëndësishme të biznesit në vend, ndërsa thekson se qeveria nuk u ka ardhur në ndihme

Janë prekur sektorë të rëndësishëm të ekonomisë vendore, kryesisht prodhues dhe eksportues.Një pjesë e madhe e tyre rrezikohen deri me falimentim dhe/ose largim nga vendi. Banka e Shqipërisë nuk ka ndërhyrë  në tregun e valutave dhe nga ana e Qeverisë shqiptare ndihma për sektoret e prekur ka qenë e papërfillshme dhe pa ndikim.

Sipas konfederatës së Insutruve  spekulimet në tregu valutor e bëjnë edhe më të rëndë gjëndjen e vështirë me zhvleftësimin me afër 15% brenda vitit të Euro-s kundrejt Lek-ut  , ndërsa  shton se fuqizimi jonormal i Lek-ut ka fuqizuar ndjeshëm importet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco