Rama mahnitet nga puna e Ballës dhe kërcënon prokurorët e gjyqtarët

Rama mahnitet nga puna e Ballës dhe kërcënon prokurorët e gjyqtarët

17:17, 31/07/2023
A+ Aa A-

Ndërkohë që forcat zjarrëfikëse nuk kanë mjete të specializuara për fikjen e zjarreve, po përdorin kazma e lopata si në mesjetë, Edi Rama mahnitet nga puna e policisë dhe njëkohësisht ka kërcënuar prokurorët e gjyqtarët që të veprojnë sipas urdhëradhe të tij dhe jo sipas ligjeve. 

Sipas Ramës, Policia e Shtetit po bën një punë të admirueshme në zbulimin dhe kapjen e autorëve të krimit.

Rama shtoi se me ndryshimet në Kodin Penal, zjarrëvënia e pyjeve dënohet deri në 15 vite burg.

Ai akuzoi gjithashtu disa prokurorë dhe gjykatës që sipas tij, i mbyllin çështjet e zjarrëvënieve.

Reagimi i Ramës:

🔥👮🏻‍♂️POLICIA E SHTETIT po bën një punë të admirueshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve të krimit të tmerrshëm të zjarrvënies në pyje, ullishta e zona të gjelbërta👏

Në 79 raste zjarrëvënieje gjatë këtij viti janë zbardhur 55, me 62 autorë të proceduar penalisht👍

20 zjarrvënës janë në arrest me burg, ndërsa të tjerët ndiqen në gjendje të lirë, por ende mungon ndëshkueshmëria e plotë, si pasojë e qasjes skandaloze dhe paturpësisht të papërgjegjshme të disa prokurorëve e gjykatësve nëpër rrethe, të cilët mesa duket s’ka atdhe, s’ka fe, s’ka din e as iman, që i frenon në krimin e tyre të indiferencës antiligjore ndaj një krimi si zjarrvënia mbi një pasuri kaq të vyer, që është e të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, po edhe e mbarë njerëzimit🤮

Me ndryshimet që i kemi bërë vitet e fundit Kodit Penal, zjarrvënia e pyjeve dënohet deri në 15 vjet burg dhe në tasin e kësaj fare të keqe prokurorësh pa atdhe, ka deri edhe disa syresh që gjatë viteve të shkuara kanë shpallur deri mosfillimin fare të çështjes penale për zjarrëvënësit🤯

U bëj apel organeve të inspektimit të drejtësisë dhe mbikqyrjes së veprimtarisë së prokurorëve e gjykatësve, që të mos bëjnë sehir karshi këtyre individëve të padenjë për t’i shërbyer ligjit të Republikës së Shqipërisë⚖️

U bëj gjithashtu apel prokurorëve dhe gjykatësve që kanë në duar rastet e lartpërmendura, që të zbatojnë rreptësisht ligjin dhe t’i dalin për Zot kësaj pasurie të vënë në breza, e cila u takon brezave të ardhshëm, po edhe krejt njerëzimit🙏

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco