VIDEO-SYRI TV/ DHAT nxin Shqipërinë: Krimi e korrupsioni cilësohet normal

15:54, 28/07/2023
A+ Aa A-

Dhoma Amerikane e Tregtërisë ka reaguar pas raportit të DASH për klimën e biznesit në Shqipëri. Sipas kësaj dhome biznesi, përhapja e korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht trafikimi i drogës ka shkatërruar konkurencën në treg. Më tej kreu i kësaj dhome, Enio Jaço thekson se Korrupsioni në Prokurime po cilësohet normalitet, ndërsa nuk ka asnjë tratativë për përmirësim, por situata sa vjen e rëndohet. 

SYRI TV

Pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtettit që e konsideronte Shqipërinë një vend problematic, ku korrupsioni qeveritar dhe shantazhet kanë dëmtuar klimën e biznesit, ka ardhur edhe reagimi I Dhomës Amerikane të Tregëtisë. Në një njoftim për mediat, kjo dhomë konfirmon gjetjet e raportit, madje shkon edhe më tej, se korrupsioni, krimi i organizuar. Presionet ndaj biznesit janë kthyer në normalitet.

Raporti është dëshmi e ashpër për shqetësimet që AmCham, së bashku me dhomat e tjera të biznesit Europiane dhe lokale, kanë shprehur prej kohësh. Konsensusi është i qartë: investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend jo-mikprites për të bërë biznes!  Një nga çështjet kryesore që përballet me komunitetin e biznesit por dhe me kombin, është përhapja e korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht trafikimi i drogës, i cili ka thyer konkurrencën e drejtë në treg. Për më tej, korrupsioni i përhapur me prokurimin publik është bërë normalitet, duke çuar në pengimin dhe largimin e investitoreve serioze.

Më tej në deklaratën e Dhomës Amerikane të tregëtisë theksohet se ndërsa vendet e tjera që aspirojnë integrimin në Bashkimin Europian kanë pasur përmirësime, me Shqipërinë ndodh e kundërta.

Indeksi global i renditjes së korrupsionit nga Transparency International pikturon një trend akoma më shqetësues.  Ndërsa vendet kandidate për t’u anëtarësuar në BE, kanë tendencë përmirësimi, Shqipëria ka rënë 18 vende nga pozicioni i saj fillistar i 83-të në 2016, ndërsa ndodhet sot në vendin e 101 në renditjen globale. Barazia ekstreme e përkeqësuar nga korrupsioni i përhapur dhe pastrimi i parave, po i shton sfidat e popullsisë, duke rezultuar në emigrim masiv, problem demografike dhe mungesë të forcës punonjëse.

Më tej deklarata mbyllet edhe me sugjerimet për forcimin e shtetit të së drejtës, zbatimin e ligjit dhe me një kërksë për vullnet politik në zbatimin e reformave që do të sillnin përmirësimin e klimës ndaj biznsit. Sipas Dhomës Amëerikane të Trëgëtisë, nëse nuk ka reflektim për këtë situatë, situata mund të jetë dramatike për të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco