SYRI TV/ Zgjedhjet e Bashës, Berisha: Skenar i Ramës e Ballës

15:39, 28/07/2023
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha i cilësoi skenar të Edi Ramës dhe Taulant Ballës procesin zgjedhor të grupit Basha – Alibeaj që do të mbahet në 29 korrik. Berisha deklaroi se ky skenar do të hidhet poshtë nga ana e demokratëve, ndërsa shtoi se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pa Edi Ramën kryeministër.

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kometoi këtë të premte në konferencën me gazetarët zgjedhjet e  grupit Basha – Alibeaj që do të mbahen në 29 korrik. Berisha u shpreh se demokratët nuk do të bëhen pjesë e procesit të asaj që quhet “partia e vulës”, e cila është në shërbim të Taulant Ballës dhe Edi Ramës.

Lideri i opozitës deklaroi  se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pa Edi Ramën kryeministër.

Sa i takon se kush është Këshillit Kombëtar, Berisha deklaroi se është ai që përcakton statuti I Partisë Demokratike.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco