Berisha: Gjoka grabiti mijëra metra katrorë me ndihmën e Ramës! Bistri është përbindësh i krimit

Berisha: Gjoka grabiti mijëra metra katrorë me ndihmën e Ramës! Bistri është përbindësh i krimit

13:12, 27/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi sot operacionin e SPAK, ku në pranga ranë biznesmeni i afërt me Edi Ramën, Pëllumb Gjoka dhe zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Oltion Bistri.

“Krahas shkarkimit të Damian Gjiknurit, numrit dy të PS, sot është njoftuar arrestimi i disa krerëve të botës së krimit shtetëror dhe të lidhur me shtetin.

Sot është arrestuar Pëllumb Gjoka, një nga banditët kryesorë, një njeri, i cili me ndihmën e Edi Ramës, ka grabitur rreth 100 mijë metra katrorë në Velipojë. Akuzohet edhe për vrasje njerëzish.

Pëllumb Gjoka ka një motel këtu, të cilit Edi Rama i ka dhënë apo donte t’i jepte pesë yje dhe kazino. Pëllumb Gjoka ishte po kaq i afërt me Edi Rramën sa Damian Gjiknuri.

Por mbi Pëllumbin ishte Bistri.

Bistri është një nga eksponentët e krimit në Shqipëri dhe Ballkan. Ai drejtonte Drejtorinë Operacionale të Policisë së Shtetit. Oltion Bistri është një përbindshëm i krimit. Nga hajdut ordiner te autor i të gjitha llojeve të dhunimit të ligjit.

Ai zbatonte urdhrat e prokurorisë për arrestimin e bashkëpunëtorëve të tij në krim, ndaj edhe ata ia mbathnin lirshëm se njoftoheshin para se të ekzekutohej urdhri,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco